Shqipëria është destinacioni misterioz i edicionit të radhës të “Let’s Get Lost”, përvoja e veçantë e udhëtimit që këtë herë sjell një grup vizitorësh nga Varshava për të zbuluar vendin përmes një udhëtimi katërditor. Udhëtarët u nisën pa e ditur destinacionin e tyre dhe vetëm pas mbërritjes zbuluan se kishin fluturuar drejt Shqipërisë. Me mbështetjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, kjo përvojë ka për qëllim t’u prezantojë vizitorëve disa prej qyteteve më të veçanta të Shqipërisë. ‘Let’s Get Lost’ është një nga nismat më të njohura të Wizz Air, e menduar për t’u ofruar udhëtarëve ndjesinë e zbulimit të një vendi të panjohur.