Trump refuzon “ofertën” e Iranit: Ata duan marrëveshje se po humbasin keq
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi këtë të shtunë se ka hedhur poshtë propozimin iranian për të rihapur Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare brenda një jave.
Në një deklaratë para gazetarëve Trump tha se Irani “dëshiron të bëjë një marrëveshje ku ata ta hapin Ngushticën menjëherë, sepse po humbasin shumë keq”.
“Po e hedh poshtë marrëveshjen e tyre. Ata duan të bëjnë një marrëveshje dhe mendoj se kjo është në rregull. Edhe mua më pëlqen të bëj një marrëveshje. Por ajo marrëveshje nuk do të ishte e pranueshme”, tha Trump.
Të premten, Wall Street Journal citoi zyrtarë të kenë thënë se Trump ishte skeptik se Irani do t’i përmbushte kërkesat e tij dhe i kishte thënë stafit të tij se e shihte një fushatë të re bombardimi si të mundshme.




