Ka nisur protesta e 119-të kundër qeverisë. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët janë organizuar në sheshin “Skënderbej”, ndërsa brohorasin “Shqipëria kërkon revolucion”, “Arrestoni Ramën”, “Ju erdhi fundi”.
Më pas pritet që qytetarët të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të mbajnë edhe fjalimet.
Qytetarët bëjnë ironi me vizitën e Ramës në SHBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB, teksa i kujtuan gjuajtjen me vezë nga aktivistët.
Gjithashtu ata shprehen se vjedhja e PPP-ve nuk është inteligjencë artificiale por hajni origjinale.













