Bill Gates: Duhen ligje për kontroll të rreptë të “IA”

26 Shtator 2026, 19:10Bota TEMA
Bill Gates: Duhen ligje për kontroll të rreptë të

Miliarderi amerikan Bill Gates bën një paralajmërim të frikshëm për Inteligjencën Artificiale, duke theksuar se kjo teknologji mund të çojë deri në shfarosjen e njerëzimit.


“Inteligjenca Artificiale është sigurisht e fuqishme sa të shkaktojë ngjarje që sjellin një miliard vdekje. Nuk ka pasur kurrë një armë më të fuqishme se kombinimi i njerëzve me qëllime të këqija me mjetet më të fundit të IA-së”, tha Bill Gates.


Në një intervistë për televizionin amerikan NBC, Gates i bëri thirrje Kongresit Amerikan të miratojë ligje të rrepta që përcaktojnë mënyrën e funksionimit të kësaj teknologjie.

“Duhet që zbatuesit e ligjit dhe politikanët të përfshihen në diskutim se si duken masat mbrojtëse dhe monitorimi”, tha Bill Gates.


Në një shkrim të publikuar në gusht, Gates e konsideroi Inteligjencën Artificiale si teknologjinë që mund të shkaktojë më pasoja se çdo gjë tjetër në histori.


Manjati i teknologjisë së lartë paralajmëroi se ajo mund të jetë burimi më i keq i padrejtësisë dhe se me ecurinë e tanishme gjasat janë të larta për një përfundim negativ.


Shqetësime të ngjashme për pasojat e rënda te njerëzimi kanë shprehur edhe figura të tjera botërore, përfshirë Papa Leonin XIV.

Lini një Përgjigje