AKTUALITET /

Vdekja e 3 shqiptarëve në Athinë, reagon Ministria e Jashtme: Solidaritet me familjet e viktimave

Autoritetet greke vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të shpërthimit dhe shembjes së ndërtesës, ndërsa vijon edhe identifikimi i viktimave.

Shkruar nga Versus

Vdekja e 3 shqiptarëve në Athinë, reagon Ministria e Jashtme:

Tre persona me origjinë shqiptare dyshohet se janë mes viktimave të tragjedisë së rëndë të ndodhur në Athinë, ku një shpërthim u pasua nga shembja e një ndërtese.

Lajmi është konfirmuar dhe nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila ka shprehur ngushëllimet për familjet e personave që humbën jetën në ngjarje.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e jetëve pas shpërthimit dhe shembjes së ndërtesës në Athinë, me raportime se tre persona me origjinë shqiptare janë midis viktimave”, thuhet në reagimin e MEPJ.

Ministria u ka shprehur solidaritetin familjeve të prekura nga tragjedia, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë personave të plagosur.

“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë. Ne ndajmë pikëllimin e familjeve të prekura dhe shprehim solidaritetin tonë me fqinjët tanë grekë dhe popullin amerikan”, thekson MEPJ.

Autoritetet greke vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të shpërthimit dhe shembjes së ndërtesës, ndërsa vijon edhe identifikimi i viktimave./Versus.al

Poll