Gazetari Hoxha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi u njohën në Kryeministri

Gazetari Hoxha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi u njohën në Kryeministri

19:01, 26/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Artan Hoxha, ka ndarë detaje të reja lidhur me marrëdhënien e shumëpërfolur mes emrit të njohur për drejtësinë, Ergys Agasi dhe ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni.

Hoxha tregoi se Hyseni dhe Agasi janë njohur në ambientet e Kryeministrisë.

Siç tha Hoxha, bëhet fjalë për kohën kur Hyseni ishte këshilltare e kryeministrit Edi Rama, ndërsa po atëherë, Agasi ishte emëruar si koordinator.

“Rama pasi e mban si këshilltare, paralele me të ka qenë dhe Gys Agasi të dy të deleguar në kryeministri. Aty janë njohur. Më mbrapa Vlora Hyseni shkon në shërbim dhe Gys Agasi emërohet koordinator. Rama ka rënë dakord që këto propozime ti ekzekutojë me vendime. Rama ka bërë këtë gjë dhe nuk duhet të fshihet. Është vendim ekskluziv i tij. Nuk është përgjegjësi personale. Është e kryeministrit. A e dini që SHISH nga momenti që shkoi Vlora Hyseni nuk ka nëndrejtor? ,-tha Hoxha ne nje interviste per News 24.

Duke u ndalur tek shantazhi ndaj gazetares, Hoxha tha

Në rastin konkret, Klodiana Lala është duke bërë detyrën e vet. Detyra e vet është që të pyesë. Mund të pyesë këdo. Por unë mendoj që shefja e Shërbimit ishte në gjendje kaq të rënduar dhe unë më tepër mendoj që ajo dëshmoi që nga ana profesionale ka qenë shumë e dobët. Tani, a ishte ky një presion dhe një shantazh për të gjithë, në momentin që Klodiana Lala i drejton një pyetje, ajo zonjë mund të përgjigjet ose mund të mos përgjigjet. Por ajo e kishte të menduar dhe, duke agresuar, ka shumë mendime që ajo mund ta ketë bërë këtë për t’i çuar mesazh dikujt tjetër. Unë mendoj që ajo e ka bërë aty thjesht për të agresuar Klodiana Lalën dhe nëpërmjet asaj të gjithë gazetarët e tjerë. Duke u thënë; “unë kam informacion për të gjithë ju dhe po folët, unë do t’ju gropos”. Ajo e ka ditur shumë mirë që në këtë moment, nëse mediat do të heshtin, kjo histori do ta kalonte siç bëri Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco