web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndotje e lartë akustike/ Zhurmat në Korçë përtej normave, ja zonat problematike

26 Shtator 2026, 18:57, Sociale CNA

Ndotje e lartë akustike/ Zhurmat në Korçë përtej

Zhurmat në zona të ndryshme në qytetin e Korçës i tejkalojnë normat.

Disa të dhëna të marra nga matjet për monitorimin e zhurmës në qytetin e Korçës përgjatë orëve 06:00 – 22:00, treguan vlera nga 35.1 deri në 60.1 dB, me tejkalime të kufirit standard prej 55 dB në disa zona të qytetit.

Ndotje e lartë akustike/ Zhurmat në Korçë përtej

Edhe në matjet për fashën orare 22:00 – 06:00, zhurmat në Korçë varionin nga 35.1 deri në 60.1 dB, duke tejkaluar kufirin standard prej 45 dB në disa zona urbane.

Ndotje e lartë akustike/ Zhurmat në Korçë përtej

Bazuar në monitorimin e kryer nga disa organizata mjedisore, rezulton se nivelet më të larta të zhurmave janë kryesisht në zonat qendrore dhe perëndimore të qytetit.

Shkak për këtë përqëndrim është trafiku, aktivitetet tregtare dhe përqendrimi i lëvizjeve urbane mund të jenë ndër burimet kryesore të zhurmës./CNA





Lajmet e fundit nga