Festivali Ndërkombëtar të Koreve të Berlinit, organizuar nga Shoqata e Koreve të Berlinit, që nisi në Berlin nga data 21 përmbyllet këtë të shtunë.
Përgjatë gjashtë ditëve, 223 kore morën pjesë në një përpjekje të përbashkët të jashtëzakonshme, ku performancat vijuan njëra pas tjetrës, duke krijuar një vazhdimësi të pandërprerë të këndimit koral gjatë ditës dhe natës, në kuadër të një përpjekjeje për rekord botëror.
Mes tyre, e pranishme ishte edhe Shqipëria, që u përfaqësua nga BujArt, që pasidten e së premtes solli në Berlin një pjesë të çmuar të trashëgimisë sonë korale.
Programi 30-minutësh ishte ndërtuar tërësisht mbi repertorin shqiptar, përfshirë krijimet e Zef Çoba, Tish Daija, Vaso Tole.
Kori Ndërkombëtar i Dhomës “BujArt” u drejtua nga Drejtori Artistik dhe Dirigjenti i korit, Bujar Aliu.
Me këtë edicion, Festivali Ndërkombëtar i Koreve të Berlinit synon një tjetër rekord botëror.

