Protestuesit janë mbledhur sërish sot në sheshin Skënderbej në ditën e 119-të të revoltave anti-qeveritare.
Grumbullimi ka nisur në sheshin qendror të kryeqytetit me pankarta në duar.
Qytetarët bëjnë ironi me vizitën e Ramës në SHBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB, teksa i kujtuan gjuajtjen me vezë nga aktivistët.
Gjithashtu ata shprehen se vjedhja e PPP-ve nuk është inteligjencë artificiale por hajni origjinale.












