Franco Foda e pranon se Austria është favorite për përballjen e së dielës, por trajneri i Kosovës beson te skuadra e tij.
Në konferencën për media, tekniku gjerman theksoi se “Dardanët” i kanë kryer detyrat dhe janë gati për një tjetër sfidë të fortë.
Foda pret një mbështetje të madhe nga tifozët kosovarë, të cilët pritet të mbushin tribunat e stadiumit.
Ai ka analizuar me kujdes kundërshtarin dhe e di se çfarë e pret Kosovën në këtë përballje.
“Austria luan në mënyrë agresive dhe bën presion të lartë”, deklaroi Foda.
Për këtë arsye, ai kërkon nga lojtarët e tij të përgjigjen me kundërpresion dhe intensitet të lartë.
Trajneri gjerman u rikujtoi austriakëve edhe paraqitjet e fundit të Kosovës në transfertë.
“Kemi fituar ndeshjet e tjera si mysafir”, tha Foda, duke nënvizuar vetëbesimin që ekziston në kampin kosovar.
Pas fitores ndaj Irlandës, “Dardanët” kanë pasur pak kohë për rikuperim dhe përgatitje për sfidën e radhës.
Foda beson se në një ndeshje të tillë do të vendosin detajet dhe përqendrimi gjatë 90 minutave.
“Austria është favorite e grupit, por gjithçka mund të ndodhë nesër”, u shpreh ai.
Mbështetja nga tifozët kosovarë pritet të jetë një tjetër faktor i rëndësishëm për ekipin.
Kosova synon të surprizojë Austrinë dhe të marrë një rezultat pozitiv në këtë përballje.
Ndeshja do të zhvillohet të dielën, duke nisur nga ora 18:00.
© SYRI.net
Kontrata e dyfishtë e Mançinit, si akuzohej Mançester Siti për pagesat e fshehura
Lamtumira e Messit po afron, Scaloni: Do të jetë e vështirë të mos qaj
Tre orë para sfidës me Bjellorusinë në ‘Air Albania’, ja sa është numri i biletave të shituraBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: