LIVE – Shqipëri – Bjellorusi, minutë pas minute

LIVE – Shqipëri – Bjellorusi 2-0
Minuta e 55′ – Taulant Seferi ka shpërdoruar një rast të pastër për të trefishuar rezultatin.
Minuta e 54′ – Shfaqen rrezikshëm bjellorusët pas një aksioni nga krahët.
Minuta 45′ – Shqipëria e mbyll 2-0 në avantazh pjesën e parë kundër Bjellorusisë.
Minuta 40′ – Ernest Muçi shënon golin e dytë për Shqipërinë
Minuta 37′ – Rey Manaj tenton nga distanca por topi shkon pranë shtyllës pingule, nga e majta e portierit.
Minuta 32′ – Asllani kthen 11 metërshin në gol. Shqipëri-Bjellorusi 1-0
Minuta 31′ – 11 metërsh për Shqipërinë, fituar nga kapiteni Gjimshiti.
Minuta 15′ – Taulant Seferi për pak sa nuk ka shënuar me kokë pas një krosimi.
Minuta 5′ – Rey Manaj për pak sa nuk ka shënuar pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi.
Pas disa ndeshjesh bojkot, sonte në stadium është rikthyer tifogrupi TKZ (Tifozët Kuqezinj).

Shqipëria zbret sonte në fushë për një sfidë të rëndësishme ndaj Bjellorusisë, në kuadër të Nations League.
Kuqezinjtë, nën drejtimin e trajnerit të ri Rolando Maran, kërkojnë ta nisin aventurën e re me një rezultat pozitiv, ndërsa në Tiranë pritet një atmosferë e veçantë.
Formacioni zyrtar tashmë është bërë publik dhe Maran ka zbuluar 11-shen që do të kërkojë suksesin përballë bjellorusëve.
Portier:
Etrit Berisha
Mbrojtja:
Elseid Hysaj – Berat Gjimshiti – Ardian Ismajli – Stavro Pilo
Mesfusha:
Ylber Ramadani – Kristjan Asllani
Sulmi:
Taulant Seferi – Ernest Muçi – Arbër Hoxha
Rey Manaj





