I dënuar për vrasjen e gruas, 49-vjeçari gjendet i pajetë në burgun e Reçit

26 Shtator 2026 | 19:38

Një 49-vjeçar që vuante dënimin në burgun e Reçit është gjetur i pajetë në ambientet e institucionit. Viktima është identifikuar si Agron Llapushi, i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij në vitin 2015.

Sipas të dhënave paraprake, Llapushi është gjetur i varur në ambientet e dusheve. Dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes janë duke u verifikuar nga autoritetet.

Llapushi ishte nga zona e Gramshit dhe po vuante një dënim prej 24 vitesh e 4 muaj burgim. Ai ishte arrestuar në prill të vitit 2015, pas vrasjes së bashkëshortes së tij, Alketa Llapushi.

Ngjarja për të cilën u dënua kishte ndodhur në Gramsh, ku 39-vjeçari vrau bashkëshorten pasi ishte kthyer nga emigrimi në Greqi.

Pas krimit, ai u dorëzua në polici dhe pranoi autorësinë. Në atë kohë, Prokuroria për Krime të Rënda kishte kërkuar burgim të përjetshëm, por gjykata vendosi dënimin me 24 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Sipas të dhënave të siguruara, gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit, 49-vjeçari kishte pasur kontakte shumë të rralla me familjarët.

Ai rezulton të ketë marrë vetëm dy vizita, në vitet 2023 dhe 2025. Llapushi dhe bashkëshortja e tij ishin prindër të dy fëmijëve, të cilët në momentin e krimit ishin ende të mitur.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes dhe rrethanat që çuan në vdekjen e të dënuarit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 119-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Qytetarë dhe aktivistë kanë dalë këtë të shtunë në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 119-të. Si çdo pasdite, pas...
19:24 | 26/09/2026

Përfshihet nga flakët autobusi në hyrje të Tunelit të Krrabës, digjet plotësisht (VIDEO)

Një autobus është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në afërsi të hyrjes së Tunelit të Krrabës. Sipas raportimeve, nga zjarri autobusi është shkrumbuar,...
19:10 | 26/09/2026

Trafikantët përplasin makinat e policisë në Gramsh dhe braktisin 15 emigrantë në Lozhan, në kërkim autorët

Dy automjete “Audi Q7” nuk i’u bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, duke përplasur patrullat në postbllok dhe u larguan me shpejtësi. Operacioni u...
17:52 | 26/09/2026