AKTUALITET /

SPAK dhe BKH kontrolle në Kadastër? Gazetari: Janë sekuestruar dokumentacionet e lejeve të ndërtimit

Dyshohet se prokurorët e SPAK kanë sekuestruar mjaftueshëm prova për të goditur veprimtarinë e paligjshme të pastrimit të parave në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së Shqipërisë.

Shkruar nga Versus

SPAK dhe BKH kontrolle në Kadastër? Gazetari: Janë sekuestruar

SPAK dhe BKH kanë kryer kontrolle javët e fundit në Kadastër ku sipas të dhënave që publikohen nga media, dyshohet se janë sekuestruar dokumentacionet që lidhen me lejet e ndërtimit.

Sipas gazetarit Julian Hoxhaj, Këshilli Kombëtar i Territorit nuk ka miratuar asnjë leje ndërtimi 5 muajt e fundit, ndërkohë që dyshohet se prokurorët e SPAK kanë sekuestruar mjaftueshëm prova për të goditur veprimtarinë e paligjshme të pastrimit të parave në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së Shqipërisë.

“Agjencia e Zhvillimit të Territorit, pra Këshilli Kombëtar i Territorit, nuk ka publikuar për të paktën pesë muaj asnjë leje të re ndërtimi. Ka të dhëna gjithashtu që agjentët e BKH-së kanë mësyrë përgjatë javëve të fundit në këtë institucion dhe kanë sekuestruar dokumentacione që lidhen me lejet e ndërtimit. Dyshimet janë që janë sekuestruar mjaftueshëm prova për të goditur veprimtarinë e paligjshme të pastrimit të parave në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së Shqipërisë”, shkruan gazetari./Versus.al

Poll