web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria me Institut për të Miturit që kryejnë krime, ja kur do të jetë gati

26 Shtator 2026, 19:42, Politikë CNA
Shqipëria me Institut për të Miturit që kryejnë krime,
Foto ilustruese

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot para Kongresit të 15-të të OKB-së për Parandalimin e Krimit dhe Drejtësinë Penale në Abu Dhabi se Shqipëria do të ketë shumë shpejt Institutin e Edukimit dhe Rehabilitimit të të Miturve.

Ky projekt pritet të jetë plotësisht funksional brenda tremujorit të parë të vitit 2027.

Sipas Gogut, ky institut i ri do ta vendosë fëmijën në qendër dhe do të mbështetet te arsimimi, rehabilitimi dhe riintegrimi.

"Një vepër penale e kryer në fillim të jetës nuk duhet të përcaktojë gjithë pjesën tjetër të saj", theksoi ministri./CNA





Lajmet e fundit nga