Kombëtarja shqiptare po përballet në stadiumin Air Albania në Tiranë me Bjellorusinë, një ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Shqipëria po luan me Etrit Berishën në portë pas më shumë se dy vitesh. Në mbrojtje janë Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Pilo. Në mesfushë Asllani dhe Ramadani. Para Hoxha, Muçi e Seferi dhe në sulm Mamaj. Trajneri Maran luan me formacionin 4-2-3-1.

Atmosfera në stadium është 'e zjarrtë' dhe mijëra tifozë me flamuj kuqezi e plisa në kokë, po mbështesin Kombëtaren shqiptare. Përmes pankartave ku shkruhet 'Jo në emrin tim', kuqezinjtë kanë 'protestuar' në stadium kundër vendimit të Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë, për dënimin me 81 vite burg të 4 ish-krerëve të UÇK-së.

Lajm në përditësim...