Kombëtarja shqiptare po përballet në stadiumin Air Albania në Tiranë me Bjellorusinë, një ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kristjan Asllani ka shënuar gol me penallti, duke çuar në avantazh kombëtaren shqiptare. Më pas, Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë.
Shqipëria po luan me Etrit Berishën në portë pas më shumë se dy vitesh. Në mbrojtje janë Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Pilo. Në mesfushë Asllani dhe Ramadani. Para Hoxha, Muçi e Seferi dhe në sulm Mamaj. Trajneri Maran luan me formacionin 4-2-3-1.

Atmosfera në stadium është 'e zjarrtë' dhe mijëra tifozë me flamuj kuqezi e plisa në kokë, po mbështesin Kombëtaren shqiptare. Përmes pankartave ku shkruhet 'Jo në emrin tim', kuqezinjtë kanë 'protestuar' në stadium kundër vendimit të Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë, për dënimin me 81 vite burg të 4 ish-krerëve të UÇK-së.
Lajm në përditësim...
Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh ndaj Bjellorusisë, me një gol të shënuar nga Kristjan Asllani nga pika e bardhë e penalltisë.
Goli i ka çuar peshë tifozët kuqezi, të cilët kanë shpërthyer në festë. Ndeshja mes 2 kombëtareve luhet në stadiumin Air Albania në Tiranë dhe është e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Pak para ndeshjes mes Kombetares shqiptare të Futbollit dhe Bjellorusisë, dy fëmijë të vegjël janë parë të veshur me fanella kuqezi, gati për të hyrë në stadiumin Air Albania.
Për gazetarin e Report Tv, Ernest Koçi, ata thanë se ishin të dashuruar me Kombëtaren, teksa bënë edhe parashikimin e tyre për ndeshjen e sotme.
“Do fitojmë. E ndjek shumë Kombëtaren. Rey Manaj më pëlqen më shumë. Jam tifoz shumë i madh për Shqipërinë. Dhe Rey Manaj, Kristjan Asllani dhe gjithë lojtarët e tjerë mua më pëlqejnë shumë, s’kam çfarë them. Pres të shënojë Rey Manaj ose Asllani”, tha një prej fëmijëve.
“E ndjek shumë Futbollin. Pres të shënojë Asllani. Do fitojmë 2-1”, tha fëmija tjetër.









Komente
Komento