Top News – Flakë, tym e panik/ Digjet autobusi me turistë në hyrje të tunelit Tiranë-Elbasan
26/09/2026 19:52
Një autobus i cili transportonte turistë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në hyrje të tunelit Tiranë-Elbasan. Kjo situatë ka shkaktuar panik dhe vështirësi në qarkullim, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.