“Instituti i ri për të miturit”, prioritet arsimi dhe riintegrimi”, ministri Gogu flet nga Abu Dhabi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka njoftuar nga Abu Dhabi se Instituti i Edukimit dhe Rehabilitimit të të Miturve pritet të jetë plotësisht funksional brenda tremujorit të parë të vitit 2027. Angazhimi u bë gjatë Kongresit të 15-të të OKB-së për Parandalimin e Krimit dhe Drejtësinë Penale.

Gjatë fjalës së tij, Gogu solli si shembull historinë e një të riu nga Kruja, i cili kishte shkelur ligjin në moshën 17-vjeçare. Gjatë vuajtjes së dënimit, ai ishte përfshirë në programe arsimimi, formimi profesional dhe riintegrimi. Pas përfundimit të dënimit, i riu ka arritur të punësohet dhe të sigurojë jetesën në mënyrë të pavarur.

Duke iu referuar këtij rasti, ministri theksoi rëndësinë e rehabilitimit të të miturve dhe parandalimit të përsëritjes së veprave penale. Sipas tij, procesi i parandalimit nuk duhet të përfundojë pas kryerjes së një krimi, por duhet të nisë pikërisht në atë moment.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gogu u ndal edhe te lufta kundër rrjeteve kriminale, duke theksuar nevojën për institucione të forta, bashkëpunim ndërkombëtar dhe konfiskimin e pasurive që burojnë nga aktivitetet kriminale. Ai bëri të ditur gjithashtu se Shqipëria ka nënshkruar Konventën e OKB-së kundër Krimit Kibernetik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket institutit të ri, ministri tha se fëmija do të jetë në qendër të modelit të ri, me fokus te arsimi, rehabilitimi dhe riintegrimi në shoqëri.

“Një vepër penale e kryer në fillim të jetës nuk duhet të përcaktojë gjithë pjesën tjetër të saj”, deklaroi Gogu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 445 (10.1%)
Jo 3941 (89.9%)

Vota totale: 4386