
Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe këtë të shtunë, duke shënuar ditën e 119-të të tubimeve.
Aktivistja Sidorela Vatnikaj, gjatë fjalës së saj para protestuesve, deklaroi se qytetarët vijojnë të dalin në shesh për shkak të zhvillimeve të fundit politike dhe hetimeve të drejtësisë ndaj zyrtarëve.
Vatnikaj ngriti akuza ndaj qeverisë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, duke iu referuar arrestimit të Ergys Agasit dhe një zyrtareje të lartë.
Sipas saj, këto zhvillime janë tregues se institucionet shtetërore ndodhen në një krizë të thellë.
“Arrestimi i Ergys Agasit dhe arrestimi i zonjës që duhet të ishte në krye të institucionit më të rëndësishëm tregojnë se shteti ka rënë”, deklaroi Vatnikaj.
Aktivistja e cilësoi Ramën si “kryeministër të delegjitimuar” dhe pretendoi se ai ka qenë në dijeni për lidhje të dyshuara me krimin.
Vatnikaj kërkoi gjithashtu që kryeministri të thirret dhe të hetohet nga drejtësia.
“Sot Edi Rama duhet të thirret nga drejtësia, të pyetet, të hetohet dhe të arrestohet”, u shpreh ajo, duke e mbyllur fjalën e saj me thirrjen për hetimin e kryeministrit./Versus.al

