Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka ashpërsuar gjuhën ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke deklaruar se kriminelët e luftës nuk i përkasin foltores së Kombeve të Bashkuara, por gjykatave ku duhet të japin llogari për krimet e kryera. Gjatë një aktiviteti në Stamboll, Erdogan tha se ata që kryejnë gjenocid duhet të mbahen përgjegjës para drejtësisë dhe historisë. Sipas tij, nëse autorët e mizorive nuk përballen me drejtësinë, ekziston rreziku që të njëjtat krime të përsëriten.