E shtunë, 26 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Lifestyle

U rikthye pas 6 vitesh në SHBA, Princ Harry flet për herë të parë

Princi Harry theksoi se ndihet shumë mirë që është rikthyer në tokën britanike pasi familja e tij u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ku thuhet se janë vendosur në një rezidencë private jashtë Londrës.

Duke folur për rrjetin kanadez CTV, Duka i Sussex foli për kthimin e tij në Britani pas gjashtë vitesh jetese në Kaliforni, duke thënë se qëndrimi i tij në vend “ka qenë i mrekullueshëm”.

“Ka qenë shumë mirë. Është fantastike të kthehem në tokën britanike. Fëmijët janë të lumtur në shkollë dhe kjo më jep mundësinë të përqendrohem vërtet në Lojërat Invictus në Birmingham në korrik të vitit të ardhshëm”, tha ai.

Princi Harry dhe Meghan Markle u tërhoqën nga rolet e tyre si anëtarë të lartë të familjes mbretërore në vitin 2020 dhe filluan një jetë të re në Shtetet e Bashkuara.

Ata u kthyen në Britani muajin e kaluar, me familjen që thuhet se jeton në një rezidencë private në zonën Cotswolds jashtë Londrës.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.