Aktivisti Ilir Xhemalaj theksoi se ish drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni ka shpërndarë informacione të rreme për të shpërndarë protestën.
Në fjalën e tij nga sheshi përpara Kryeministrisë, ai iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen masivisht për të rrëzuar Edi Ramën.
“Sipas informacioneve të fundit të dala sot, Vlora Hyseni, kjo tradhtare e kombit, ka shpërndarë informacione të rreme për të përçarë protestën. Të gjithë atyre SHIK-save që janë këtu mes nesh të shporren që këtu, sepse kjo protestë nuk përçahet dot.
Kreu i tyre ka rënë, kushdo që është marrë me përçarjen e kësaj proteste e ka vendin në burg me shefen e tij dhe Ramën.
Arrestoni Ramën. Të gjithë ata shqiptarë që kanë shpirt opozitar, ata që duan që vendin e tyre ta shohin sa më mirë, sot është dita për të dalë në shesh. Për ata demokratë me zemër e shpirt, dhe socialistë të ndershëm, e ka për detyrë që sot të jetë në këtë shesh.
Të gjithë ata që na ndjekin nga TV, çfarë prisni më fëmijët iu kanë ikur, ilaçe nuk bleni dot më, shtëpitë dhe tokat po ua marrin, Shqipërinë po ua shesin. Çohuni nga divani dhe hajdeni këtu të gjithë. “, tha ai.













