26 Shtator 2026, 20:10
Nga E.d
Autori dhe viktima
TIRANA- Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar sot Elvis Shkambit akuzën për “vrasje të funksionarëve publikë për shkak të detyrës”. Ky komunikim ka ardhur në kuadër të hetimeve për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se mbyllja e hetimeve për ngjarjen i është komunikuar sot Shkambit, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërsa, xhaxhait të Elvis Shkambit, Gjon Shkambit akuza do t’i komunikohet ditën e hënë.
Gjithashtu Elvis Shkambi përballet me akuzën për “vrasje në rrethana cilësuese” të mbetur në tentativë, lidhur me plagosjen e dy personave, babë e bir, që ishin palë kundërshtare në procesin gjyqësor. Më herët, Gjon Shkambi ka deklaruar se nuk kishte dijeni për planet e nipit të tij dhe se nuk ka pasur dijeni se Elvisi do të ndërmerrte një veprim të tillë.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces./Dosja.al
elvis shkambi
Aktualitet
26 Shtator 2026, 20:11
G.M
Protestuesi
TIRANA- Qytetarët janë mbledhur në shesh për të 119-tën ditë radhazi. Pas grumbullimit në sheshin ...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 20:08
G.M
Protestuesi
TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e saj 119-të të revoltës. Pas grumbullimit në...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 19:58
E.d
Qytetarja
TIRANA- Një qytetare ka ironizuar ditën e sotme kryeministrin e vendit Edi Rama dhe ka zhvilluar fjalimin e saj para Kryeministrisë...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 19:55
E.d
Aktivisti Erald Noj
TIRANA- Aktivisti Erald Noj ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme e cila po zhvil...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 19:44
E.d
Pamje
TIRANA- Qytetarët janë zhvendosur tashmë para Kryeministrisë dhe kanë nisur fjalimet e tyre. Një qytetare ka shprehur p...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 19:34
G.M
Sidorela Vatnikaj
TIRANA- Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 119 ditë të revoltës qytetare. Protestuesit j...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 19:34
E.d
Foto ilustruse
KAPSHTICA- Një skemë kontrabande është goditur në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës. Kjo u ...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 19:21
G.M
Pankarta
TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme, ditën e 119-të të revoltës kundër klas&...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 19:10
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe pritet që të zhvillojnë fjalimet e tyre. P...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 19:06
G.M
Protesta në Tiranë (foto ilustruese)
TIRANA- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 119-të të protestë...