AKTUALITET /

Skemë kontrabande në Doganën e Kapshticës dhe Kakavijës, zbulohen 4.1 milionë lekë detyrime dhe penalitete

Sipas autoriteteve, deklarimet e pasakta dhe mosdeklarimi i mallrave dyshohet se janë kryer me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Shkruar nga Versus

Skemë kontrabande në Doganën e Kapshticës dhe

Një skemë kontrabande është goditur në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, pas kontrolleve të kryera nga autoritetet doganore në bazë të analizës së riskut.

Gjatë kontrollit të tre mjeteve janë konstatuar mallra të padeklaruara, ndërsa në disa raste mallrat ishin deklaruar me natyrë të ndryshme nga ajo që u gjet gjatë kontrollit.

Sipas autoriteteve, deklarimet e pasakta dhe mosdeklarimi i mallrave dyshohet se janë kryer me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Mallrat e konstatuara janë sekuestruar, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë vendosur masat administrative përkatëse. Rastet janë referuar në Prokurori për vijimin e hetimeve.

Nga përllogaritjet e Doganave, detyrimet doganore të shmangura arrijnë në rreth 1.6 milionë lekë, ndërsa penalitetet e vendosura kapin vlerën e rreth 2.5 milionë lekëve.

Në total, detyrimet dhe gjobat për këto raste arrijnë në rreth 4.1 milionë lekë./Versus.al

Poll