
Një nga protestueset e mbrëmjes së sotme para Kryeministrisë, ka reaguar pas cilësimit që Rama u bëri “pula histerike”.
Me një pulë në dorë, zonja i kërkoi Ramës të merret me qytetarët dhe jo me pulat.
“Një thirrje për Hasramën…Hajde mëru me pulat se me burrat nuk merresh. Edi Rama ka frikë pulat në Amerikë , a ka frikë pulat në Shqipëri. Policia hajdeni vejani prangat se nuk mundeni të arrestoni as Ramën dhe as Ballukun. Policia e shtetit hajde arreestojeni se po të presim. Hajdeni arrestojeni. E keni frikë”, tha protestuesja./Versus.al

