Kurti: Votimi i vitit 1991 konfirmoi synimin për pavarësi

Me rastin e 35-vjetorit të referendumit të vitit 1991, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rikujtoi zhvillimet e asaj periudhe. Ai publikoi një fotografi të fletëvotimit dhe bëri të ditur se nga 26 deri më 30 shtator, në mbarë Kosovën u votua për shpalljen e vendit shtet sovran e të pavarur.

Të lidhura

None found

Kurti tha se të drejtë vote kishin 1 milion e 51 mijë e 357 qytetarë, ndërsa në referendum morën pjesë 914 mijë e 802, ose 87.01 për qind. Në favor votuan 913 mijë e 705 veta, kundër ishin 164, kurse 933 fletëvotime u shpallën të pavlefshme.

Ai e cilësoi referendumin si një moment me peshë historike, pasi, sipas tij, për herë të parë qytetarët e Kosovës shprehën me votë qëndrimin për të ardhmen politike të vendit.

“Me këtë referendum, populli i Kosovës ia komunikoi Evropës dhe botës demokratike aspiratën politike që Kosova të jetë shtet i pavarur e sovran, i barabartë me shtetet e tjera demokratike”, shkroi Kurti.

Kryeministri vuri në dukje se procesi i vitit 1991 erdhi pas Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990 dhe miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik, më 7 shtator 1990.

Kurti i lidhi ngjarjet e atij viti me rezistencën paqësore dhe atë të armatosur në vitet që pasuan, si dhe me ndërhyrjen e NATO-s më 1999.

Ai përmendi gjithashtu periudhën që e përshkroi si kohë të “shtypjes dhe dhunës shtetërore”, “eksploatimit ekonomik dhe diskriminimit politik” e “spastrimit etnik”, veprime që ia atribuoi regjimit të Serbisë.

Në përfundim, Kurti shprehu mirënjohje ndaj brezave të aktivistëve, të cilët, sipas tij, dhanë kontribut në rrugën drejt lirisë, pavarësisë, demokracisë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës.


Shtuar më 26.09.2026 20:15

Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibomjojobetsekabetcasibom