Skemë kondrabande në Kapshticë dhe Kakavijë, detyrime dhe penalitete nga kontrolli mbi 4 milion lekë

26 Shtator 2026, 20:20Kronika TEMA
Skemë kondrabande në Kapshticë dhe Kakavijë, detyrime dhe

Në kuadër të forcimit të kontrolleve dhe mbrojtjes së konkurrencës së ndershme, strukturat e Administratës Doganore, bazuar në analizën e riskut, kanë goditur një skemë kontrabande në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës.

Gjatë kontrollit të 3 mjeteve u konstatuan sasi mallrash të padeklaruara, si dhe ndryshime në natyrën e mallit, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Në përfundim të verifikimeve janë vendosur masat administrative përkatëse, janë sekuestruar mallrat e konsideruara kontrabandë, ndërsa rastet janë referuar penalisht pranë Prokurorisë.

Vlera e detyrimeve doganore të shmangura arrin në rreth 1,6 milionë lekë, ndërsa penalitetet në rreth 2,5 milionë lekë, duke e çuar shumën totale të detyrimeve dhe penaliteteve në rreth 4,1 milionë lekë.

Lini një Përgjigje