Erdogan: Kriminelët e luftës u takojnë gjykatave, jo tribunës në OKB

26 Shtator 2026, 20:30Bota TEMA
Erdogan: Kriminelët e luftës u takojnë gjykatave, jo

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se “kriminelët e luftës nuk i takojnë tribunës së OKB-së, por gjykatave ku do të përgjigjen për gjakun që kanë derdhur”.

Duke iu referuar fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Erdogan theksoi se nëse  ata “që kryejnë gjenocid nuk do të çohen para drejtësisë, mizoritë rrezikojnë të përsëriten”.

 Nëse ata që kryejnë gjenocid nuk do të çohen para drejtësisë, mizoritë rrezikojnë të përsëriten,” tha Erdogan në ceremoninë e mbylljes së Forumit të 29-të Ndërkombëtar të Biznesit në Stamboll, sipas agjencisë së lajmeve Anadolu.

Ai theksoi më tej se populli palestinez “nuk është i braktisur; motrat dhe vëllezërit tanë në Gaza nuk janë të vetmuar në kërkesën e tyre për drejtësi,” theksoi presidenti turk.

Erdogan shtoi se rajoni, “me Turqinë në qendër, po përjeton një stuhi të plotë krizash”.

Lini një Përgjigje