Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Staten Island, New Jork, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Rama tha se lidhja mes Shqipërisë dhe Diasporës është forcuar gjatë viteve të fundit, pasi sipas tij, ka nisur ndërtimi i urave të bashkëpunimit, ku kalojnë interesa e investime.
“Pavarësisht se jemi në SHBA, ky është një territor jo i pushtuar zyrtarisht nga shqiptarët. Në vitin 2015 unë isha në një darkë shqiptarësh i ftuar, sëbashku me Hashim Thaçin dhe në atë darkë u diskutua për herë të parë ideja e atij që një vit më pas u bë Samiti i parë i Diasporës në Tiranë. 10 vite prej atij Samiti, besoj se kanë ndodhur plotë gjëra pozitive dhe lidhja e Shqipërisë me Diasporën është kthyer në një lidhje ku janë ngritur ura që kalojnë interesa, investime dhe plotë rikthime shqiptarësh në tokën ëmë. 90 % e familjeve shqiptare kanë përfituar të paktën njëherë nga dërgesat financiare të shqiptarëve të Diasporës. Ky është një nder i madh që do ta mbulojë me lavdi diasporën shqiptare të gjithë këtyre viteve. Por siç e thashë, nuk jemi më në atë fazë, kur diaspora jepte e Shqipëria merrte, por jemi në një tjetër fazë.
Kemi nisur të krijojmë një regjistër kombëtar të Diasporës, për të gjitha ata që duan të investojnë sadopak në Shqipëri. Ky ndryshim që ka ndodhur në këtë marrëdhënie, s’ka ndodhur thjeshtë aty ku ta rrok syri, por ka ndodhur në mendësi. Tani jeta është shumë më organike dhe pjesë e atij organiciteti ishin edhe vezët që m’u hodhën mua. Madje, një nga hedhësit e vezëve kishte ardhur nga Anglia për të hedhur vezë. Shpresoj të ketë kaluar mirë me Policinë e Nju Jork. Në trupën e mbrojtjes pastaj që u angazhua në çdo event, ishte një shqiptar që shërben në Policinë e Nju Jork. Prandaj unë u ndodha komplet në shtëpi, edhe Policia, edhe protestuesit. Këtu u prita me një tortë rozë, që kishte 2 flamingo si një zemër. Më erdhi mirë. Shqipëria nuk vuan më tani faktin që zogjtë e kafshët vriten dhe askush nuk shqetësohet për to. Shqipëria e sotme nuk është më Shqipëria në nevojë për ndihma. Sot Shqipëria ka hëpur një derë të re, derën e maleve të saj”, tha mes të tjerash Rama.
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij foli edhe për turizmin, teksa tha se Shqipëria po synon turizmin e vlerës, për të sjellë ne vend pushues që shpenzojnë më shumë.
Duke i cilësuar si të jashtëzakonshëm investimet që pritet të realizohen në Sazan dhe Zvërnec, Rama tha se po kryhet studim për të vlerësuar risqet që projektet do të sjellin në mjedis.
“Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, një projekt që sjell vetëm në Zvërnec më shumë se 4 miliardë euro, në një ekonomi që në totalin e vet është 27 miliardë euro. Një projekt i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Është jashtëzakonisht delikat edhe në aspektin e ekuilibrit për mjedisin, prandaj ne po punojmë shumë për të pasur një studim për ndikimin dhe risqet në mjedis. Risqet reale dhe jo ato që prodhohen në rrjetet sociale nga sharlatanët e manipulatorët”, shtoi Rama.
Lajm në përditësim...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me komunitetin shqiptar në Staten Island, New Jork.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Rama tha se Shqipëria po synon turizmin e vlerës, me qëllim sjelljen e më shumë përfitimeve ekonomike për popullin shqiptar.
Rama përmendi edhe investimet që pritet të realizohen në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec të Vlorës, ku tha se vetëm në Zvërnec do të investohen 4 miliardë euro, një shumë që sipas kryeministrit është tepër e lartë për ekonominë shqiptare.
Ai shtoi se Qeveria po studion edhe dëmin që këto projekte mund të sjellin në mjedis, duke hartuar një studim të plotë mbi risqet reale.
“Këtë synim ka projekti i shumëdiskutuar, projekti i famshëm, por edhe fatkeq për fat të keq, si rezultat i shumë gënjeshtrave, manipulimeve, denigrimeve. Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, një projekt që sjell vetëm në Zvërnec më shumë se 4 miliardë euro, në një ekonomi që në totalin e vet është 27 miliardë euro. Një projekt i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Është jashtëzakonisht delikat edhe në aspektin e ekuilibrit për mjedisin, prandaj ne po punojmë shumë për të pasur një studim për ndikimin dhe risqet në mjedis. Risqet reale dhe jo ato që prodhohen në rrjetet sociale nga sharlatanët e manipulatorët. Shpresoj që kur të vini në Shqipëri, kryepolici të na japë mundësi që të takohemi. Para se të vija këtu, më mori në telefon Dritani nga Mali i Zi, ish-kryeministri dhe miku im i shtrenjtë, i vetmi qytetar i botës në Ballkan, i cili më tha ‘shiko se atje ku po shkon, te ajo dallga shqiptare, ke edhe disa shkumë nga Ulqini. Kështu që shumë faleminderit”, tha mes të tjerash Rama.
-
As shqip nuk din me fol, as fjalen shqip reazione nuk di me e perdor por thet risqet. 4 miliard euro beton e na thot qe jane due u bere studime
Përgjigju -
O Rame mos u merr shume me zvernecin dhe sazanin se jane per bukuri por shiko te degjeneruarit me te cilet drejton shtetin. Idiot
Përgjigju








Komente
Komento