LIVE UPDATES
Aktualitet

Industria e veshjeve e këpucëve po kalon krizën më të thellë në historinë e tranzicionit

Rënia e euros ka ulur ndjeshëm të ardhurat e eksportuesve në lekë.

26 Shtator 2026, 20:23 Nga E.d
Industria e veshjeve e këpucëve po kalon krizën më të
Foto ilustruse

Për të katërtin vit radhazi, industria e prodhimit të këpucëve po humbet terren. Ky segment, ku veprojnë disa nga sipërmarrjet më të mëdha që punojnë me material porositësi, është goditur nga euroja e dobët, mungesa e punonjësve, rritja e pagave dhe largimi i porosive drejt vendeve më të lira.

Rënia e euros ka ulur ndjeshëm të ardhurat e eksportuesve në lekë. Kontratat paguhen kryesisht në monedhën europiane, ndërsa pjesa më e madhe e kostove mbulohet në lekë. Sa më e dobët euroja, aq më pak të ardhura mbeten për pagat, energjinë, transportin dhe shpenzimet e tjera.

Mungesa e fuqisë punëtore po kufizon kapacitetet prodhuese. Kompanitë e kanë gjithnjë e më të vështirë të gjejnë dhe të mbajnë punonjës, duke humbur mundësinë për të marrë më shumë porosi ose për t’i përmbushur ato brenda afateve. Në disa raste, kërkesa ekziston, por fabrikat nuk kanë staf të mjaftueshëm për ta përballuar.

Pagat janë rritur prej vitesh, pasi sipërmarrjet po përpiqen të frenojnë largimin e punonjësve. Presioni u shtua në janar 2026, kur paga minimale arriti në 50 mijë lekë. Për një industri që mbështetet te puna intensive dhe konkurron kryesisht përmes kostos së ulët, çdo rritje page ndikon drejtpërdrejt në çmimin përfundimtar.

Kjo po i shtyn porositësit, kryesisht italianë, të kërkojnë tregje alternative. Një pjesë e prodhimit po zhvendoset drejt Marokut dhe vendeve të Lindjes së Mesme, ku kostot e punës janë më të ulëta.

Industria e këpucëve është ndër aktivitetet më të lehta për t’u zhvendosur. Fabrikat punojnë sipas porosisë, teknologjia transferohet relativisht shpejt dhe furnitorët nuk lidhen domosdoshmërisht me një vend të vetëm. Sapo prodhimi shtrenjtohet, porositë lëvizin.

Goditja nuk vjen vetëm nga Shqipëria. Kërkesa globale për këpucë dhe veshje është dobësuar, pasi konsumatorët po shpenzojnë më me kujdes. Ngadalësimi ekonomik, lufta në Ukrainë, konfliktet në Lindjen e Mesme dhe pasiguria e zgjatur kanë ulur porositë për produkte që nuk konsiderohen të domosdoshme.

Eksportuesit shqiptarë ndodhen mes dy presioneve: duhet të përballojnë kosto më të larta në vend dhe njëkohësisht të mbajnë çmime të ulëta për të mos humbur klientët e huaj. Ky kombinim po e mban sektorin në tkurrje dhe po rrit rrezikun që edhe më shumë porosi të largohen nga Shqipëria.

Në vitin 2025, eksportet e tekstileve dhe veshjeve të këmbëve u reduktuan me rreth 1% në vlerë, me një tkurrje të barabartë nga të dy segmentet. Ndërsa në vitin 2025 u arrit që të frenohej disi rënia e dy viteve të mëparshme, në pjesën e parë të 2026-s tendenca është përkeqësuar sërish.

Për periudhën janar –qershor 2026, eksportet e tekstileve e këpucëve ranë përkatësisht me 6.6% dhe 7.3%, me bazë vjetore. Të dhënat historike afatgjata nga INSTAT-i tregojnë se industria e tekstileve e këpucëve po kalon në krizën më të thellë të saj, me tre vite radhazi me rritje negative, për herë të parë në historinë e trancizionit.

Në vitin 2025, “prodhimi i tekstileve, veshjeve; industria e lëkurës dhe këpucëve” ra me 5%, pas një tkurrjeje prej përkatësisht prej 6.6% dhe 0.8% në vitin 2024 dhe 2023. Tkurrja e dy viteve të fundit është më e thellë dhe se në vitin 2020.

Më herët, sektori kishte kaluar një krizë të përkohshme në 2005-2012, me disa rënie që nuk zgjatën më shumë se një vit, teksa e gjithë industria globale u godit nga prodhimi kinez.

Më pas sektori u përshtat, duke shfrytëzuar avantazhet konkurruese, si afërsia me tregjet e Bashkimit Europian, aftësia për të punuar me porosi të vogla dhe të shpeshta. Industria e këpucëve avancoi dhe në mbylljen e ciklit, ndërsa ajo e tekstileve u përshtat më ngadalë.

Por, tashmë, pas një krize trevjeçare, rënia duket e parikuperueshme.

Në linjë me tkurrjen e aktivitetit, ka rënë dhe numri i të punësuarve. Sipas të dhënave të INSTAT-it për vitin 2024 (të fundit të disponueshme), industria e tekstileve dhe këpucëve punësonte 40 mijë persona, niveli më i ulët në një dekadë (24.6 mijë në industrinë tekstileve dhe 16.2 mijë në atë të veshjeve të këmbëve).

Në krahasim me vitin 2019, kur arriti nivelin më të lartë, punësimi në këtë industri është tkurrur me 15.7 mijë persona, ose 28% më pak, apo gati me një të tretën.

Tkurrja më e madhe ka qenë për industrinë e këpucëve, që ka humbur 9 mijë punonjës, me reduktim prej 35%, ndërsa fabrikat e tekstileve kanë ulur të punësuarit me 21%, ose 6.7 mijë persona më pak.

Të ardhurat e 10 prodhuesve më të mëdhenj të këpucëve bien, rritet barra e shpenzimeve të personelit

Shoqëritë e prodhimit të këpucëve kanë arritur të frenojnë rënien e fortë në vitin 2025, por pjesa më e madhe e tyre kanë vijuar me aktivitet negativ, teksa shpenzimet e personelit rëndojnë kostot.

Sipas të dhënave të bilanceve, të përpunuara nga “Monitor”, qarkullimi vjetor i 10 kompanive më të mëdha në këtë sektor, sipas të ardhurave, ishte 9.8 miliardë lekë, me tkurrje prej 5% në raport me vitin 2024.

Vetëm 3 shoqëri prej tyre arritën të kishin rritje të të ardhurave. Në një sinjal pozitiv, shoqëritë që kanë kaluar në një cikël më të lartë prodhimi, kanë arritur të zgjerojnë aktivitetin.

Prodhuesit e këpucëve janë ndër punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Në total, të 10 kompanitë kishin një buxhet për pagat dhe sigurimet e personelit prej 4.9 miliardë lekësh, ose mbi 50 milionë euro.

Shpenzimet e personelit u rritën në 5 nga 10 shoqëritë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre raportojnë shkurtim personeli.

Gjashtë prodhuesit më të mëdhenj në vend deklaruan 3785 punonjës në vitin 2025, me tkurrje prej 10% në krahasim me një vit më parë, ose 415 persona më pak. Nga këto, vetëm një kompani deklaroi rritje të stafit.

Sipërmarrjet e prodhimit të këpucëve, me cikël pothuajse të mbyllur, kanë dhe faturim më të lartë dhe kanë qenë gjithmonë pjesë e “Monitor 200”.

Por, në vitin 2025, për të dytin vit radhazi, nuk ka asnjë shoqëri nga ky segment, teksa asnjë nuk ka raportuar të ardhura mbi 2 miliardë lekë.

Kostot e personelit e kalojnë për herë të parë kufirin e 50% të shpenzimeve totale

Bilancet e 10 kompanive më të mëdha të prodhimit të këpucëve tregojnë se, krahas tkurrjes së aktivitetit, sektori po përballet edhe me përkeqësimin e strukturës së kostove.

Në vitin 2025, xhiroja e këtyre kompanive ishte rreth 26% më e ulët se në vitin 2022, ndërsa pesha e shpenzimeve të personelit ndaj totalit të shpenzimeve është rritur në mënyrë të vazhdueshme, nga 42.9% në vitin 2022, në 51.5% në vitin 2025.

Pra, tashmë më shumë se gjysma e shpenzimeve të kompanive më të mëdha të sektorit lidhen me personelin, nga më pak se 43% tre vite më parë.

Kompanitë nuk kanë arritur ta kompensojnë rritjen e kostove të punës përmes rritjes së çmimeve të faturimit. Hapësira për të negociuar çmime më të larta me porositësit e huaj mbetet e kufizuar, pasi prodhuesit shqiptarë konkurrojnë me vende ku kostoja e punës është më e ulët dhe ku porositë mund të zhvendosen relativisht shpejt.

Në të njëjtën kohë, nënçmimi i euros ka reduktuar vlerën në lekë të të ardhurave nga eksportet, ndërsa një pjesë e madhe e kostove, veçanërisht pagat dhe shpenzimet operative, paguhen në monedhën vendase.

Kompanitë janë gjendur në presionin mes rritjes së pagave dhe pamundësisë për ta kaluar këtë kosto te klienti përmes çmimeve. Edhe shkurtimi i numrit të punonjësve nuk ka mjaftuar për të ulur peshën e shpenzimeve të personelit, pasi kostot mesatare për punonjës janë rritur.

Normat e fitimit mbeten minimale, duke u luhatur në 3 – 4%. Kjo hapësirë e kufizuar fitimi ua dobëson më tej kompanive aftësinë për të përballuar goditje të reja nga kursi i këmbimit apo kostot operative.

Në këtë mjedis, edhe ndryshime të vogla në paga apo çmime mund të ndikojnë ndjeshëm në qëndrueshmërinë financiare të aktivitetit./Monitor

tranzicion fabrika veshje

Sondazh

Poll

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm

Rama: Në Shqipëri do investohen miliarda jo vetëm me projektin e Kushner, por me projekte të mëdha

Rama nga SHBA: Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu

Pamje të rënda nga atentati në Sarandë! Artan Myrtaj vrapon për t’u shpëtuar plumbave...

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel