Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

    “Shtriga” Belinda Balluku/ Rexhaj befason me deklaratën: Bela do ta fitojë gjyqin

    Trump do të bombardojë Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit, media amerikane zbulon detajet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Shtriga” Belinda Balluku/ Rexhaj befason me deklaratën: Bela do ta fitojë gjyqin
    Kryesore

    “Shtriga” Belinda Balluku/ Rexhaj befason me deklaratën: Bela do ta fitojë gjyqin

    September 26, 2026
    "Shtriga" Belinda Balluku/ Rexhaj befason me deklaratën: Bela do ta fitojë gjyqin

    Albatros Rexhaj ka komentuar Belinda Ballukun, duke e vendosur në qendër të një monologu ku foli për akuzat, imazhin e krijuar rreth saj dhe raportin me Edi Ramën.

    Në podcastin e ri në Radar.al “Korbi nga Kazani”, Rexhaj ironizoi fillimisht mënyrën se si, sipas tij, Ballukut i atribuohen fuqi dhe ndikim pothuajse mbi gjithçka.

    “Më ka ardhë shumë inat atëherë, kur Edi Rama tha: “Flamingo, sorrat, korbat…” Ok, ti mund të kesh probleme me flamingot, me sorrat, po mos i përfshi korbat, sepse korbat janë qenie shumë besnike. Dhe kur flasim për besnikërinë, kur flasim për këtë konceptin e dikujt që është i përkushtum ndaj një ideje, ndaj një personi, ndaj një misioni, mua në mendje më vjen Bela. Po, po, Bela. Jo, Belinda Balluku. Dhe pse Bela? Sepse për Belën flitet shumë që ka këtë ves…Thua që Bela i kontrollon të gjitha, që Bela i kontrollon qeverinë, që Bela i kontrollon qarqet, që Bela së fundmi po e kontrolloka edhe SPAK-un. Kjo është teoria më e fundit, sepse që nga takimi me Altin Dumanin para një viti e gjysmë, kështu thanë dje atje në Top Channel, dhe thanë se ajo e kontrollon edhe SPAK-un. Dhe më thonë: kjo Bela na doli super Bela, Wonder Woman. O Zot!Kur e mendon, është pak e bukur. Tani, këto ato që flitet në këtë qytet, duan të na mbushin mendjen , ajo që i kontrollon të gjitha, ajo që i zgjedh ministrat, ajo që i zgjedh drejtorat, ajo që i ka këto 300 apartamente andej e këndej e të tjera. Nëse është gjithë kjo, mirë, budallallëk, dhe i kam analizu mirë këto gjëra. Mendoj që për këtë punën që SPAK-u ka kundër Belës, nuk do të dalë ndonjë gjë dhe do të dalë tërësisht e pafajshme. Do fillojë gjyqi dhe në gjyq, nëse shkon çështja në gjyq, do diskutojnë gjëra, do dalin, dhe në fund, kur gjyqi të mbarojë, sepse në esencë, në fund, kur ulesh dhe e shikon, kjo ka qenë një goditje, një lloj puçi, sepse dikush në atë mendjen e vet ka mendu: hajt t’i prishim Edin me Belën, ose ta parandalojmë Belindën që Belinda mos të bëhet trashëgimtarja e Edi Ramës, e të bëhem unë, sepse ka pas njerëz këtu që kanë shku atje nëpër vende të ndryshme, në Berlin, në Bruksel, kanë thënë: “Edi Rama ka marrë fund, më nuk ka të ardhme dhe ju duhet me përkrahë mua për të qenë drejtues i Partisë Socialiste të Shqipërisë.” Natyrisht, ju ka pengu Bela”, thekson Albatros Rexhaj.

    Sipas tij, ajo që po ndodh me Ballukun mund të lidhet edhe me betejat për të ardhmen politike.

    “Kush i mundet me rrëzu Edi Ramën? Ta flasim në realitet: nuk ekziston sot në Partinë Socialiste dikush që i mundet me rrëzu Edi Ramën. Por çka ndodh pasi që ikën Edi Rama? Kjo i bën njerëzit me mendu, se kur dikush e sheh që Edi Rama ndoshta nuk e lë Belën, ndoshta nuk e lë, edhe hajt tash ta mësojë, ta përdori prokurorinë, ta bëjmë këto, t’i mësojmë, edhe ta bëjmë të keqe, ta bëjmë shtrigë, ta bëjmë… edhe t’i bindim ndërkombëtarët që kjo është zonja Klinton, padrinoja, ndrikulla, i ka milionat. Po ku janë ato milionat? Gjejini. T’i gjejnë lekët. Gjejini lekët. Nëse s’i gjejnë lekët, s’ke ku i gjen. Ku janë ato treqind shtëpia? Gjejini.

    Dhe kjo më kthen te korbi: besnikëria. Besnikëria ndaj idesë, besnikëria ndaj njëri-tjetrit, por çka është më e rëndësishme në krejt këto gjëra që unë i bëj dhe i flas, është detaji që unë i sjell, i përsjell në këto gjëra të rëndësishme.Sepse Edi Rama mund të flasë për empatinë. A, duam qeverisje empatike, popullin e kemi këtu. Duhet me dashtë, po. Duhet me dhënë dashni, po. Nuk ka empati pa dashuri. Dhe kjo i frigon njerëzit që duan pushtet, po nuk e duan popullin. Duan privilegje, po nuk e duan vendin e vet. Dhe shkojnë nëpër ambasada, dhe shkojnë nëpër kryeqytete të huaja, dhe flasin zi e terr…për atdheun e vet, për këtë Shqipërinë tonë të vogël, e cila, u bo çka u bo, u tha çka u tha, Zoti e ka beku me një, si ta përshkruaj, një gjë magjike: Shqipëria gjithmonë ia del. Shqipëria gjithmonë mbijeton. Unë dua, unë jam “Korbi nga Kazani”, shprehet Albatros Rexhaj.

    aktualitet Balluku Bela Balluku Belinda Balluku çështje gjyqësore debat deklarata e Rexhajt deklaratë drejtësi gjykatë Gjyq lajme politike politikanë politikë proces gjyqësor reagim Rexhaj shqipëri zhvillime të fundit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

    September 26, 2026

    “Shtriga” Belinda Balluku/ Rexhaj befason me deklaratën: Bela do ta fitojë gjyqin

    September 26, 2026

    Trump do të bombardojë Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit, media amerikane zbulon detajet

    September 26, 2026

    “Na ndërpreu takimin dhe mallkoi banorët”, Braçe reagon pas përplasjes me aktivisten

    September 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.