Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

    “Shtriga” Belinda Balluku/ Rexhaj befason me deklaratën: Bela do ta fitojë gjyqin

    Trump do të bombardojë Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit, media amerikane zbulon detajet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit
    Aktualitet

    Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

    September 26, 2026
    Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

    Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar sot Elvis Shkambit akuzën për “vrasje të funksionarëve publikë për shkak të detyrës”, në kuadër të hetimeve për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.

    Bëhet me dije se mbyllja e hetimeve për ngjarjen i është komunikuar sot Shkambit, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg”.

    Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, Gjon Shkambit, xhaxhait të Elvis Shkambit, akuza do t’i komunikohet ditën e hënë. Elvis Shkambi përballet gjithashtu me akuzën për “vrasje në rrethana cilësuese” të mbetur në tentativë, lidhur me plagosjen e dy personave, babë e bir, që ishin palë kundërshtare në procesin gjyqësor.

    Në fazat e mëparshme të procedimit, ndaj tij është hetuar edhe akuza për armëmbajtje pa leje. Sa i përket Gjon Shkambit, ai ka deklaruar se nuk kishte dijeni për planet e nipit të tij dhe se nuk ka pasur dijeni se Elvisi do të ndërmerrte një veprim të tillë.

    Ky qëndrim është bërë i ditur edhe më herët nga mbrojtja e tij, ndërsa Prokuroria ka ngritur dyshime për rolin e tij në ngjarje.

    Çfarë ndodhi me gjyqtarin Astrit Kalaja?

    Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 tetor 2025, rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë. Gjatë një seance gjyqësore, Elvis Shkambi qëlloi me armë zjarri drejt gjyqtarit Astrit Kalaja, si dhe drejt dy personave të tjerë, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ishin palë në proces. Kalaja humbi jetën, ndërsa dy personat e tjerë mbetën të plagosur.

    Sipas hetimeve të bëra publike nga Prokuroria, të shtënat ndodhën pasi gjyqtari Kalaja kishte lexuar vendimin në një çështje pronësie ku palë ishin familja Shkambi dhe familja Kurtaj. Prokuroria ka deklaruar gjithashtu se po hetonte rolin që mund të kishte pasur Gjon Shkambi në nxitjen e veprimeve ndaj palës kundërshtare./TopChannel

    aktualitet akuza Astrit Kalaja drejtësi Drejtësia shqiptare gjykatë gjyqtar gjyqtari Astrit Kalaja hetim penal hetimet kronikë lajme mbyllen hetimet ngjarje procedim penal Prokuroria Shkambi shqipëri sistem drejtësie vrasja e gjyqtarit vrasje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

    September 26, 2026

    “Shtriga” Belinda Balluku/ Rexhaj befason me deklaratën: Bela do ta fitojë gjyqin

    September 26, 2026

    Trump do të bombardojë Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit, media amerikane zbulon detajet

    September 26, 2026

    “Na ndërpreu takimin dhe mallkoi banorët”, Braçe reagon pas përplasjes me aktivisten

    September 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.