Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, shkodrani Elvis Shkambi shpallet FAJTOR

Shkruar nga Newsbomb
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, shkodrani Elvis
I ndjeri Astrit Kalaja dhe autori Elvis Shkambi/ Fotomontazh

Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar këtë të shtunë Elvis Shkambit akuzën “vrasje të funksionarëve publikë për shkak të detyrës”, në kuadër të hetimeve për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, më 5 tetor të vitit të kaluar.

Sipas gazetares Anila Hoxha, Shkambit i është komunikuar sot përfundimi i hetimeve për ngjarjen. Ai ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërkohë, mësohet se Gjon Shkambit, xhaxhait të Elvis Shkambit, akuza do t’i komunikohet ditën e hënë.

Elvis Shkambi përballet gjithashtu me akuzën për “vrasje në rrethana cilësuese”, të mbetur në tentativë, lidhur me plagosjen e dy personave, babë e bir, të cilët ishin palë kundërshtare në procesin gjyqësor. Në fazat e mëparshme të procedimit, ndaj tij është hetuar edhe akuza për “armëmbajtje pa leje”.

Sa i përket Gjon Shkambit, ai ka deklaruar se nuk kishte dijeni për planet e nipit të tij dhe se nuk kishte dijeni se Elvisi do të ndërmerrte një veprim të tillë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese