Nga 38 mijë euro të dhëna në 123 mijë të paguara: çfarë thuhet në dosjen për tre të dyshuarit për fajde

Një person që dyshohet se mori 38 mijë euro hua, përfundimisht u detyrua të paguante 123 mijë euro, sipas pretendimeve të Prokurorisë. Dosja e siguruar nga media përmban edhe prova të mbledhura lidhur me rastin.

Të lidhura

None found

Tre persona, B.M, Sh.B dhe M.B, u arrestuan nga Policia e Kosovës të mërkurën, më 23 shtator, nën dyshimin për veprat penale “Fajde” dhe “Kanosje”. Tëvë1 ka siguruar dosjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, e cila ka kërkuar caktimin e paraburgimit për të dyshuarit.

Sipas Prokurorisë, të arrestuarit i kanë dhënë A.Y.-së gjithsej 38 mijë euro, duke përfituar nga vështirësitë e tij financiare. Marrëveshja, pretendohet, parashihte kamatë mujore prej 10 për qind dhe kishte nisur në vitin 2021.

Prokuroria thotë se A.Y. nuk kishte mundësi t’i kthente paratë me kamatë dhe se B.M e telefononte vazhdimisht, duke i thënë se ishte nën presionin e Sh.B. Deri në maj të vitit 2026, i dëmtuari dyshohet se ishte detyruar të paguante 123 mijë euro. Më 11.09.2026, në një takim mes B.M dhe M.B, atij iu kërkuan edhe 27 mijë euro të tjera.

M.B dyshohet gjithashtu se e ka kërcënuar në mënyra të ndryshme një nga viktimat. Sipas dosjes, në maj të vitit 2026 ai komunikoi edhe me djalin e A.Y.-së, duke i shkaktuar ankth dhe shqetësim. Përmes SMS-ve, pretendon Prokuroria, M.B ushtronte presion të vazhdueshëm për kthimin e parave dhe e paralajmëroi se, nëse borxhi nuk paguhej, “do të bëhet shumë keq”.

Organi i akuzës e konsideron të domosdoshëm paraburgimin, pasi të dyshuarit në liri mund të ndikojnë te dëshmitarët. Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi gjatë ditës që ndaj të treve të caktohet kjo masë.

Televizioni ka siguruar edhe deklaratën që M.B dha në Policinë e Kosovës. Ai pranoi se i kishte dhënë para A.Y.-së, por mohoi se këtë e kishte bërë për fajde.

M.B deklaroi se nga viti 2021 deri në vitin 2023, aq sa i kujtohej, i kishte dhënë A.Y.-së gjithsej 52 mijë euro, në shuma dhe kohë të ndryshme. Ai tha se paratë nuk ishin të tijat, por i kishte marrë nga daja që jeton në Austri, si dhe kishte marrë kredi dy herë nga 2 mijë euro dhe një herë 5 mijë euro.

I pyetur nëse i kishte dhënë A.Y.-së para me interes fajde, M.B u përgjigj: “Jo, kurrë në jetë”.

Ai tregoi se për këtë borxh kishte marrë para edhe nga familjarët e A.Y.-së, përfshirë bashkëshorten, djalin dhe vajzën. Sipas deklaratës së tij, në vitin 2023 ata i dhanë afërsisht 52 mijë euro në shuma dhe kohë të ndryshme. M.B tha se bashkëshortja nuk e dinte që A.Y. kishte borxh ndaj tre personave nga Shqipëria dhe se këtë e dinte vetëm A.Y. Ky i fundit, sipas tij, i kishte kërkuar t’i thoshte bashkëshortes se paratë ishin për disa persona nga Peja.

Gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve, policia sekuestroi telefona, 20 dosje të ndryshme për shitblerje, një fletore me shënime, para në euro dhe franga, si dhe një veturë Audi A6.


Shtuar më 26.09.2026 20:48

Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibomjojobetsekabetcasibom