Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria e 8-ta në botë për importet e dronëve ushtarakë, për vitet 2022-2025

    Rama takim me komunitetin shqiptar në New York: Kemi nisur krijimin e regjistrit Kombëtar të Diasporës

    Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shqipëria e 8-ta në botë për importet e dronëve ushtarakë, për vitet 2022-2025
    Aktualitet

    Shqipëria e 8-ta në botë për importet e dronëve ushtarakë, për vitet 2022-2025

    September 26, 2026
    Shqipëria e 8-ta në botë për importet e dronëve ushtarakë, për vitet 2022-2025

    Shqipëria renditet në vendin e 8-të në botë për numrin e dronëve ushtarakë të marrë nga furnizues të huaj gjatë viteve 2022–2025, sipas të dhënave të SIPRI Arms Transfers Database. Në këtë periudhë, vendi ka marrë 56 dronë ushtarakë, ose rreth 0.3% të totalit global prej 16,822 njësish të regjistruara nga SIPRI.

    Brenda rajonit, diferenca është e ndjeshme: Serbia renditet e 21-ta me 10 dronë, pra Shqipëria ka marrë mbi 5 herë më shumë, ndërsa Kosova renditet e 34-ta me 5 dronë, ose mbi 11 herë më pak se Shqipëria. Megjithatë, këto shifra nuk përfshijnë çdo lloj droni ushtarak, pasi SIPRI regjistron kryesisht sistemet e mëdha dhe municionet bredhëse, ndërsa dronët e vegjël FPV dhe një pjesë e madhe e dronëve komercialë të përshtatur për përdorim ushtarak mbeten jashtë statistikave.

    Ukraina dhe Rusia marrin mbi 91% të dronëve të regjistruar

    Dronët janë kthyer në një prej armëve përcaktuese të luftës moderne dhe tregtia ndërkombëtare e tyre gjatë viteve të fundit është përqendruar pothuajse tërësisht te lufta në Ukrainë.

    Sipas të dhënave të SIPRI për periudhën 2022–2025, Ukraina ka marrë nga furnizuesit e huaj 8,664 dronë ushtarakë, duke zënë 51.5% të totalit botëror të regjistruar. Rusia renditet e dyta me 6,720 dronë, ose 39.9% të totalit.

    Së bashku, Rusia dhe Ukraina përfaqësojnë mbi 91% të të gjithë importeve të regjistruara të dronëve ushtarakë në këtë periudhë, duke treguar se tregu ndërkombëtar i këtyre sistemeve është dominuar pothuajse plotësisht nga një konflikt i vetëm.

    Diferenca me vendet e tjera është shumë e madhe. Asnjë shtet tjetër nuk ka marrë as 300 dronë gjatë kësaj periudhe. Tajvani, në vendin e tretë, ka marrë 291 dronë, Koreja e Jugut 190, Azerbajxhani 154, India 119 dhe Gjeorgjia 100.

    Pas tyre vjen Shqipëria me 56 dronë, përpara Hungarisë dhe Lituanisë, që raportohen me nga 50 dronë secila.

    83% e dronëve të Ukrainës nga sistemet amerikane

    Furnizimet e Ukrainës kanë qenë të përqendruara kryesisht te sistemet amerikane, të cilat përbënin rreth 83% të numrit të regjistruar.

    Në rastin e Rusisë, importet e regjistruara nga SIPRI i atribuohen Iranit. Pjesa më e madhe lidhej me dronët Shahed-136, të cilët Rusia fillimisht i importoi nga Irani dhe më pas nisi t’i prodhojë në variantin e saj, të njohur si Geran-2.

    Sipas SIPRI, ka pak tregues që Rusia të ketë ende nevojë për kontribut të vazhdueshëm iranian për prodhimin e këtyre sistemeve.

    Tregu real i dronëve të vegjël është shumë më i madh

    Shifrat e SIPRI japin vetëm një pjesë të aktivitetit real me dronët ushtarakë. Databaza regjistron kategoritë e armëve të mëdha, ku për dronët përfshihen avionët pa pilot me peshë të ngarkuar prej të paktën 150 kilogramësh, si edhe dronët sulmues njëdrejtimësh dhe municionet bredhëse që klasifikohen si raketa.

    Dronët e vegjël dhe relativisht të lirë FPV, që përdoren në numër shumë të madh në vijën e frontit, në pjesën më të madhe nuk përfshihen.

    Për këtë arsye, diferenca mes statistikave të SIPRI dhe numrit real të dronëve të përdorur mund të jetë shumë e madhe. Vetëm Mbretëria e Bashkuar, për shembull, dërgoi mbi 85,000 dronë të vegjël ushtarakë në Ukrainë gjatë gjashtë muajve të vitit 2025, rreth pesë herë më shumë sesa i gjithë totali global prej 16,822 dronësh që SIPRI regjistron për periudhën katërvjeçare 2022–2025.

    Edhe prodhimi vendas mbetet jashtë statistikave të importeve. Industria ukrainase e mbrojtjes ka kapacitet për të prodhuar tashmë mbi 8 milionë dronë FPV në vit, ndërsa inteligjenca ukrainase vlerëson se Rusia prodhon rreth 2,800 dronë Geran-2 në muaj. (Ekofin.al)

    2022-2025 aktualitet armatime dronë dronë ushtarakë forcat e armatosura importe dronësh Importet lajme Mbrojtja mbrojtja kombëtare nato pajisje mbrojtëse pajisje ushtarake shqipëri Shqipëria në botë siguri kombëtare siguria teknologji ushtarake tregu i armëve ushtri ushtria shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria e 8-ta në botë për importet e dronëve ushtarakë, për vitet 2022-2025

    September 26, 2026

    Rama takim me komunitetin shqiptar në New York: Kemi nisur krijimin e regjistrit Kombëtar të Diasporës

    September 26, 2026

    Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

    September 26, 2026

    “Shtriga” Belinda Balluku/ Rexhaj befason me deklaratën: Bela do ta fitojë gjyqin

    September 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.