Atmosfera në stadiumin “Air Albania” është e zjarrtë për duelin mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, të vlefshëm për Ligën e Kombeve.
Në tribunën pas porte është rikthyer edhe grupimi “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët kanë vendosur banerin e tyre në sektorin përkatës, duke i dhënë një tjetër ngjyrim atmosferës në stadium.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është prania e dhjetëra flamujve me simbolikën e UÇK-së, të futur nga tifozët në stadium, pavarësisht se rregullorja e federatës nuk lejon shfaqjen e tyre në shkallët e stadiumit.
“Jo në emrin tim”, dallohet në sektorin e ultrasve të Kombëtares, që është dhe slogani i mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së të dënuar në Hagë.
Pjesëmarrja në “Air Albania” është e kënaqshme, duke pasur parasysh edhe kundërshtarin me të cilin po përballen kuqezinjtë.
Tifozët shqiptarë kanë krijuar atmosferën karakteristike në tribunat e stadiumit, ndërsa “Tifozat Kuq e Zi” kanë rikthyer edhe një herë prezencën e tyre në mbështetje të Kombëtares.












