Në takimin me shqiptarët Staten Island të New York, kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe prokektet në Zvërnec dhe Sazan. Rama u shpreh se Paketa e Maleve synon t’u japë mundësi pronarëve të zhvillojnë pronat e tyre, duke theksuar se investitorët e tjerë mund të përfshihen vetëm nëse janë partnerë të pronarëve dhe nëse kjo është dëshira e tyre.
Rama u shpreh se kjo nisëm ka për qëllim rritjen e turizmit në Shqipëri, që sipas tij, nga 12 milionë vizitorë, duhet ta çojmë në 20 milionë.
“Kthimi i maleve në një burim mirëqenieje është një burim i rëndësishëm për ta çuar përpara Shqipërinë. Synimi është që nga 12 milionë vizitorë në Shqipëri, është ta çojmë në 20 milionë. Më pas detyra është e të rinjve që do të marrin stafetën që ta çojnë më lart. Tashmë synimi është që në Shqipëri të sjellim turistin me të ardhura të larta,” thekson Rama.
Gjithashtu, ai u ndalë gjatë fjalës së tij edhe te projekti për Zvërnecin dhe Sazanin, të cilin e cilësoi si një projekt me rëndësi të madhe ekonomike, që sipas tij, ky projekt do të sjell 4 miliardë euro në një ekonomi.
“Këtë synim ka edhe projekti i shumëdiskutuar, i famshëm, por edhe famëkeq si rezultati i shumë gënjeshtrave, manipulimeve dhe politik, Zvërneci dhe Sazani. Ky projekt sjell 4 miliardë euro në një ekonomi që në total është 27 miliardë euro,” shprehet Rama.
Fjala e Ramës:
Paketa e Maleve është bërë për të gjithë ata që kanë pronën atje dhe asnjë investitor tjetër nuk do të ketë akses nëse nuk është partneri juaj dhe nuk është dëshira juaj për ta pasur atje. Kush dëshiron të ketë një partner, është i mirëseardhur.
Kthimi i maleve në një burim mirëqënieje është një burim i rëndësishëm për ta çuar përpara Shqipërinë. Synimi është që nga 12 milionë vizitorë në Shqipëri, është ta çojmë në 20 milionë. Më pas detyra është e të rinjve që do të marrin stafetën që ta çojnë më lart. Tashmë synimi është që në Shqipëri të sjellim turistin me të ardhura të larta.
Këtë synim ka edhe projekti i shumëdiskutuar, i famshëm, por edhe famëkeq si rezultati i shumë gënjeshtrave, manipulimeve dhe politik, Zvërneci dhe Sazani. Ky projekt sjell 4 miliardë euro në një ekonomi që në total është 27 miliardë euro.
I jashtëzakonshëm për Shqipërinë, por edhe delikat në ekuilibër në mjedisin dhe po punojmë shumë për të studiuar impaktin dhe për të kuptuar risqet reale dhe jo ato që prodhohen në rrjetet sociale nga manipulatorët dhe sharlatanët. Ditët e punës këtu kanë pak kafe dhe për më tepër atë kafen e tmerrshme amerikane, ndryshe nga Shqipëria.
Ju falënderoj për kohën që ju mora në këtë ditë pushimi. Falënderoj Xhemon që është veshur si politikan amerikan, unë para teje ngjaj si roja i hotelit. Të falënderoj shumë për organizimin. Bashkë me ty janë edhe disa djem nga Ulqini, shumë faleminderit.
Nëse burrat e Shqipërisë kanë bërë shumë budallallëqe, imagjino ç’do të bënin po të mos kishin gratë, prandaj ju falënderoj edhe juve. Mbajini mirë burrat dhe mos ja vini veshin kur bëjnë si të fortë, sepse në zemër dridhen kur flisni ju.
