Kristjan Asllani ka gjetur rrjetën nga pika e bardhë, duke realizuar penalltinë dhe duke kaluar Shqipërinë në avantazh ndaj Bjellorusisë.
Në minutën e 32-të, Kontsevoi shkaktoi penallti pasi goditi mbrojtësin kuqezi, Berat Gjimshiti, brenda zonës.
Gjyqtari nuk hezitoi dhe akordoi menjëherë 11-metërshin.
Në pikën e bardhë u vendos Kristjan Asllani, i cili mori përsipër ekzekutimin. Mesfushori shqiptar gjuajti saktë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën e kuqezinjve.













