Live Updates /

“Do të fitojmë 4 mld euro nga projekti i Zvërnecit”, Rama me shqiptarët në SHBA: Ejani investoni në atdhe! “Paketa e Maleve” është bërë për ju

*Kryeministri Edi Rama u takua mbrëmjen e së dielës me komunitetin shqiptar në Staten Island, New York ku foli për projektet e mëdha turistike aq të diskutueshme si ai i Zvërnecit dhe Sazanit si dhe nismën e qeverisë për të ftuar Diasporën të investojë në vendlindje. *Rama nuk la pa përmendur dhe protestën e Nju Jorkut ku disa shqiptarë të ardhur dhe nga shtete të tjera e qëlluan me vezë. *Ai e konsideroi këtë një situatë që tregon se tani në Shqipëri protestohet dhe për zogjtë e gjethet dhe se kjo situatë në Nju Jork e bëri të ndjehej si në Tiranë. *Në mbrëmjen e organizuar me rastin e vizitës së Ramës në punimet e Asamblesë së OKB-së, ishin vendosur në tavolinë 2 torta, një prej të cilave me stemën e 2 flamingove.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama u takua mbrëmjen e së dielës me komunitetin shqiptar në Staten Island, New York ku foli për projektet e mëdha turistike aq të diskutueshme si ai i Zvërnecit dhe Sazanit si dhe nismën e qeverisë për të ftuar Diasporën të investojë në vendlindje. *Rama nuk la pa përmendur dhe protestën e Nju Jorkut ku disa shqiptarë të ardhur dhe nga shtete të tjera e qëlluan me vezë. *Ai e konsideroi këtë një situatë që tregon se tani në Shqipëri protestohet dhe për zogjtë e gjethet dhe se kjo situatë në Nju Jork e bëri të ndjehej si në Tiranë. *Në mbrëmjen e organizuar me rastin e vizitës së Ramës në punimet e Asamblesë së OKB-së, ishin vendosur në tavolinë 2 torta, një prej të cilave me stemën e 2 flamingove.

4 Postime
3 MINUTA ME PARE

“Zvërneci dhe Sazani, projekte të jashtëzakonshme”, Rama: Po studiojmë rrisqet reale në mjedis, jo ato që prodhohen në rrjete sociale

“Do të fitojmë 4 mld euro nga projekti i Zvërnecit”,

Kryeministri Edi Rama u ndal gjatë fjalës në takimin me shqiptarët e Staten Island, dhe për projektet turistike në Sazan dhe Zvërnec, duke i cilësuar ato si investime me rëndësi për ekonominë shqiptare.

 Rama tha se synimi është kalimi drejt një turizmi me më shumë vlerë ekonomike, që sipas tij do të sjellë më shumë të ardhura për vendin.

Duke iu referuar projektit në Zvërnec, kryeministri deklaroi se ai parashikohet të sjellë më shumë se 4 miliardë euro, në një ekonomi që, sipas tij, është rreth 27 miliardë euro.

“Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, një projekt që sjell vetëm në Zvërnec më shumë se 4 miliardë euro, në një ekonomi që në totalin e vet është 27 miliardë euro. Një projekt i jashtëzakonshëm për Shqipërinë”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se zhvillimet janë delikate edhe për shkak të ndikimit të mundshëm në mjedis. Ai tha se po përgatitet një studim për të vlerësuar ndikimin dhe risqet mjedisore të projektit.

“Po punojmë shumë për të pasur një studim për ndikimin dhe risqet në mjedis. Risqet reale dhe jo ato që prodhohen në rrjetet sociale”, deklaroi Rama./Versus.al

17 MINUTA ME PARE

“Keni dëgjuar se Paketa e Maleve është bërë për të vjedhur”, Rama në SHBA fton shqiptarët të investojnë: Është për të gjithë ju!

“Do të fitojmë 4 mld euro nga projekti i Zvërnecit”,

Një ndër nismat e qeverisë më të përfolura, “Paketa e Maleve”, u prezantua mbrëmjen e sotme gjatë një takimit me komunitetin shqiptar në SHBA, nga vetë kryeministri Edi Rama.

Ai, duke iu drejtuar Diasporës, përmendi akuzat e protestuesve dhe opozitës në Tiranë se paketa ka për qëllim të vjedhë pronat e shqiptarëve.

“Besoj se keni dëgjuar të mirat dhe të këqijat për paketën e maleve, që ju thonë se është bërë për të vjedhur, por në të vërtetë paketa e maleve është bërë për të gjithë ju. Është ekskluzivisht për të adresuar një problematikë të ligjit, i cili nuk e ka zgjidhur dot çështjen e ndarjeve të pronave në male”, u shpreh kryeministri.

Nga ana tjetër, Rama kërkoi që shqiptarët e Diasporës të investojnë në tokat e pronat e tyre pasi kjo nismë është bërë për ata.

“Paketa e maleve u jep mundësinë gjithkujt, që të paraqitet në bashkinë përkatëse, për të zhvilluar pronën e vet. Unë gjithmonë e kam besuar, që pavarësisht se turizmi në Shqipëri identifikohet me detin, por momenti që Shqipëria do të ngrihet në lartësinë e vet, do të jetë momenti kur malet të ngrihen në lartësinë e vet. Prandaj qëndrova te paketa e maleve për t’iu siguruar që paketa e maleve është bërë për ata që kanë pronën atje dhe për askënd investitor tjetër”, tha Rama./Versus.al

41 MINUTA ME PARE

FOTO-LAJM/ Rama me shqiptarët në Staten Island, pritet me tortën me "flamingot"

“Do të fitojmë 4 mld euro nga projekti i Zvërnecit”,

Një moment nga takimi i kryeministrit Edi Rama në Staten Island në SHBA me komunitetin shqiptar, ishin 2 torta të vendosura në tavolinë, njëra me flamujt amerikano-shqiptare dhe tjetra me 2 flamingo.

Rama duke ironizuar protestën e Nju Jorkut ku ndaj tij u hodhën vezë, tha se pritja me tortë e ka bërë të ndjehet mirë.

“Këtu u prita me një tortë rozë, që kishte 2 flamingo si një zemër. Më erdhi mirë. Shqipëria nuk vuan më tani faktin që zogjtë e kafshët vriten dhe askush nuk shqetësohet për to. Shqipëria e sotme nuk është më Shqipëria në nevojë për ndihma. Sot Shqipëria ka hapur një derë të re, derën e maleve të saj.

Ka ardhur koha kur Shqipëria të thotë se ka ardhur koha që të bëhet më mirë”, tha Rama./Versus.al

55 MINUTA ME PARE

“Një nga ata që hodhën vezë kishte ardhur nga Anglia, shpresoj të ketë kaluar mirë me policinë e Nju Jorkut”, Rama në SHBA: Mu duk vetja si në Tiranë!

“Do të fitojmë 4 mld euro nga projekti i Zvërnecit”,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestës së zhvilluar gjatë vizitës së tij në Nju Jork, ku disa protestues shqiptarë hodhën vezë në drejtim të tij. Pamjet e incidentit u publikuan në media, ndërsa protestuesit dëgjohen duke thirrur slogane kundër kryeministrit.

Gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në Staten Island, Rama iu referua incidentit, duke e lidhur atë me marrëdhënien mes Shqipërisë dhe diasporës.

“Pjesë e atij organiciteti ishin edhe vezët që m’u hodhën mua. Madje, një nga hedhësit e vezëve kishte ardhur nga Anglia për të hedhur vezë. Shpresoj të ketë kaluar mirë me Policinë e Nju Jorkut”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se gjatë aktivitetit të tij ishte angazhuar edhe një shqiptar që shërben në Policinë e Nju Jorkut.

“Prandaj unë u ndodha komplet në shtëpi, edhe Policia, edhe protestuesit”, u shpreh ai.

Në vijim të fjalës së tij, Rama foli për marrëdhëniet me diasporën, duke thënë se lidhja mes Shqipërisë dhe shqiptarëve jashtë vendit ka ndryshuar gjatë viteve të fundit, nga një raport ku diaspora dërgonte dhe Shqipëria merrte, në një fazë ku synohen investimet dhe rikthimi i shqiptarëve në vend.

Ai deklaroi gjithashtu se ka nisur puna për krijimin e një regjistri kombëtar të diasporës për shqiptarët që dëshirojnë të investojnë në Shqipëri.

Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara në kuadër të pjesëmarrjes në aktivitetet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Protesta ndaj tij u zhvillua gjatë qëndrimit në Nju Jork./Versus.al

Poll