Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Athinë, ku humbën jetën 6 persona, mes tyre tre shtetas shqiptarë. Ata humbën jetën pas një shpërthimi që shkaktoi shembjen e ndërtesës, e cila dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi natyror.
Përmes një postimi në rrjetet social, Ministria e Jashtme u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave. Po ashtu ka shkruar se qëndron në solidaritet të plotë me familjet e prekura, me fqinjët grekë dhe popullin amerikan.
Regimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme:
Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e jetëve pas shpërthimit dhe shembjes së ndërtesës në Athinë, me raportime se tre persona me origjinë shqiptare janë midis viktimave. U shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve dhe të dashurve të të gjithë atyre që humbën jetën. Mendimet tona janë me ta në pikëllimin e tyre dhe u urojmë të plagosurve shërim të shpejtë dhe të plotë. Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë. Ne ndajmë pikëllimin e familjeve të prekura dhe shprehim solidaritetin tonë me fqinjët tanë grekë dhe popullin amerikan.

