'Jo në emrin tim', pankarta shpaloset në 'Air Albania' në ndeshjen Shqipëri - Bjellorusi

21:31, 26/09/2026

“Jo në emrin tim” është mesazhi i tifozëve në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë.

Mesazhi shpreh solidaritet me UÇK-në dhe ish-pjesëtarët e saj, në një kohë kur çështja e luftës së Kosovës dhe proceset ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së vijojnë të jenë në vëmendje.

Vetëm pak ditë më parë, katër ish-krerët e UÇK u dënuan me 81 vite burg në Hagë. Në “Air Albania”, nuk munguan thirrjet “Kosova është zemra e Shqipërisë” dhe valëvitja e flamujve të UÇK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco