Protesta e radhës kundër qeverisë po zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë, duke shënuar ditën e 119-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Pas mbërritjes para godinës së Kryeministrisë, protestuesit zhvilluan fjalimet dhe përcollën thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa një nga kërkesat kryesore vijon të jetë dorëheqja e Ramës.