Vijon protesta numër 119 e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Marshimi sot vijoi nga zona e ish-bllokut, Tiranës së re dhe Rrugës së Kosovarëve.
Qytetarët bën thirrje për revolucion dhe largimin e qeverisë Rama.
Sakaq, ata ftuan të bashkohen me protestën edhe qytetarë të tjerë gjatë marshimit.
Marshimi zhvillohet në një kohë kur debati politik është përqendruar te disa çështje dhe hetime të fundit që kanë prekur institucione të rëndësishme të shtetit.
Në qendër të vëmendjes është edhe çështja që lidhet me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, e cila është arrestuar në kuadër të një hetimi.
Në ditët e fundit janë bërë publike edhe komunikime të saj me Ergys Agasin, i cili gjithashtu është arrestuar dhe përballet me akuza nga organet e drejtësisë. Opozita ka ngritur gjithashtu pretendime për lidhje të tij me krimin e organizuar.













