Marshimi i protestuesve/ Policia u bllokon rrugën qytetarëve pranë Liqenit Artificial, shkak…

Marshimi i protestuesve/ Policia u bllokon rrugën qytetarëve pranë Liqenit Artificial, shkak…

22:00, 26/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Marshimi i protestës në ditën e 119-të kaloi nga Rruga e Kosovarëve drejt Liqenit artificial.

Por më pas protestuesit ui ndalën nga kordoni policor për të vijuar më tej.

Shkak ishte ndeshje që luhej në Air Albania Shqipëri-Bjellorusi, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Sakaq, protestuesit ndërruan drejtimin e marshimit edhe për të evituar një përplasje me forcat e rendit.

Efektivët ishin pozicionuar në rrugë, ndër të tjera edhe për shkak të ndeshjes që po zhvillohej në stadiumin “Air Albania”. Pas vijimit të marshimit u përballëb sërish me kordonin e policisë të cilën këtë herë arritën ta kalojnë dhe vijuan marshimin e tyre.

Protesta vijoi me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama, ndërsa qytetarët shprehen se do të vazhdojnë të dalin në rrugë dhe t’u bëjnë thirrje të tjerëve t’i bashkohen protestës.

Protestuesit u ndalën gjatë marshimit për të përcjellë edhe me shkrim mesazhin e tyre të mbrëmjes.

Në Bulevard ata shkruan thirrjen: “Arrestoni Ramën!”

Qytetarët edhe këtë të shtunë, e nisën protestën nga Sheshi Skënderbej.

Më pas, ata kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Bënë thirrje për largimin e kryeministrit Rama nga qeveria, duke thënë se kreu i qeverisë është përgjegjës për të gjitha skandalet që po ndodhin.

Revolta qytetare është rritur ndjeshëm pas skandaleve të fundit që kanë përfshirë qeverinë e Ramës, ku protestuesit kërkojnë përgjegjësi për situatën, ndërsa prej kohësh kërkohet dorëheqja e kryeministrit.

Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Rama në burg”, “Arrestoni Ramën” dhe “Dorëheqje”, ndërsa protestuesit mbanin pankarta me mesazhe kundër qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco