Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rama rikthehet nesër në Shqipëri, pritet të japë mesazh URGJENT shqiptarëve pas kthimit nga New York

Shkruar nga Newsbomb
Rama rikthehet nesër në Shqipëri, pritet të japë mesazh
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, sapo të rikthehet nesër në Shqipëri nga vizita në SHBA pritet t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh nga salla e shtypit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Rama pritet të niset sot nga Aeroporti JFK i Nju Jorkut, ndërsa për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, orari i saktë i nisjes dhe mbërritjes mbetet ende i pakonfirmuar. Ora e adresimit të kryeministrit pritet të njoftohet nesër paradite.

Kjo lëvizje vjen pas bujës së krijuar në opinionin publik lidhur me çështjen e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e cila ndodhet në arrest shtëpie. Po ashtu në qendër të vëmendjes janë edhe përgjimet e saj me Ergys Agasin, i cili është arrestuar pak kohë më parë.

Mbetet për t’u parë nëse kjo çështje do të jetë pjesë e mesazhit të kryeministrit, apo nëse adresimi do të lidhet me zhvillime të tjera.

Edi Rama qëndroi për gjashtë ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese