web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ismajli: E dominuam Bjellorusinë, mund të fitonim me rezultat më të thellë

26 Shtator 2026, 23:03, Sport CNA

Ismajli: E dominuam Bjellorusinë, mund të fitonim me rezultat më

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ardian Ismajli, ishte një nga lojtarët më të dalluar në fushë gjatë fitores 2-0 ndaj Bjellorusisë.

Në deklaratën e tij pas ndeshjes për Tv Klan, Ismajli u shfaq mjaft i lumtur për këtë fillim të mbarë në Ligën e Kombeve. Ai theksoi se marrja e tri pikëve ishte thelbësore, veçanërisht pas paraqitjeve më pak bindëse në miqësoret e muajit qershor.

“Ishte shumë e rëndësishme ta nisnim me fitore, sidomos pas atyre miqësoreve në qershor. Në 10 minutat e para ishim në vështirësi, por ia dolëm. Kishim mundësi të shënonim më shumë. Megjithatë me rëndësi është që morën 3 pikët. Sot ekipi më la përshtypje pozitive. E dominuam kundërshtarin. Mund të fitonim me rezultatin më të thellë. Është një trajner i ri dhe sistem i ri. Çunat po përshtaten.

Nuk e prisnim të luante në presing në fillim Bjellorusia. Megjithatë jemi lojtarë që dimë si të mbrohemi, sepse kemi luajtur në Serie A. Pastaj e vumë ndeshjen në kontroll dhe bëmë atë që duhej”, deklaroi Ismajli.





Lajmet e fundit nga