Moti i së dielës: Stabilitet atmosferik me vranësira lokale dhe erë të fortë në bregdet

Për ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, të cilat hera-herës do të bëhen të dendura, veçanërisht përgjatë relieveve malore.

Vranësirat e dendura në malësi do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta e të herëpashershme. Pasdite, moti do të kthjellohet kryesisht në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare 9 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 16-18 m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-4 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?