Zhvillohet sot “Tiranathlon”/ Ja rrugët ku kufizohet qarkullimi dhe linjat urbane që do të devijojnë

27 Shtator 2026 | 08:12

Tirana do të presë këtë të diel aktivitetin sportiv “Tiranathlon 2026”, një garë që bashkon tre disiplina sportive: notin, çiklizmin dhe vrapin.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për kufizimin dhe devijimin e qarkullimit të automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

Kufizimet e qarkullimit do të jenë në fuqi më 27 shtator 2026, nga ora 08:00 deri në 13:00, në disa segmente rrugore.

Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi

Rruga “Daxhit”, nga kryqëzimi me rrugën “Xhelal Molla” deri te kryqëzimi me rrugën e “Vrapëve”, duke përfshirë edhe rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”.

Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri”, në segmentin nga ura e Shkozës deri te kryqëzimi me rrugën “Selman Riza” dhe rrugën “Kastriot Feska”.

Rruga interurbane kryesore TEG–Ura e Shkozës.

Segmenti i Unazës së Madhe, nga nyja e rrethrrotullimit të Freskut drejt TEG-ut. Devijimi i automjeteve do të bëhet në drejtim të rrethrrotullimit të Freskut, me dalje në rrugën “Xhanfize Keko”.

Devijimet e linjave urbane

Gjatë zhvillimit të aktivitetit do të ketë ndryshime edhe në itineraret e disa linjave të transportit publik:

Linja 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish-Fusha e Aviacionit” do të devijohet përkohësisht te Ura e Brrylit.

Linja 10/C “Rrethrrotullimi Shkozë – Ish-Fusha e Aviacionit” do të pezullohet përkohësisht.

Autoritetet bëjnë me dije se qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe i Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht në të gjitha itineraret e prekura nga masat.

Masat do të zbatohen nga strukturat përkatëse të Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri Rama, nesër mesazh shqiptarëve nga Rinasi pas kthimit nga SHBA

Kryeministri Edi Rama, ditën e nesërme, do t’u drejtohet me një mesazh qytetarëve shqiptarë, menjëherë pas përfundimit të vizitës së tij zyrtare në Asamblenë e...
21:35 | 26/09/2026

Vlora Hyseni nga Kosova në Shqipëri?! Gjyli: Si u vendos në krye të SHISH

Analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli, e ftuar në emisionin Review me Greta Topjana në Euronews Albania, ka komentuar masën e pezullimit ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it,...
21:08 | 26/09/2026

I dënuar për vrasjen e gruas, 49-vjeçari gjendet i pajetë në burgun e Reçit

Një 49-vjeçar që vuante dënimin në burgun e Reçit është gjetur i pajetë në ambientet e institucionit. Viktima është identifikuar si Agron Llapushi, i dënuar...
19:38 | 26/09/2026