27 Shtator 2026, 08:16
Nga I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Sot pranë Liqenit të Farkës zhvillohet gara e notit, çiklizmit dhe vrapimit “Tiranathlon”, aktivitet që do të sjellë kufizime të përkohshme në qarkullimin e mjeteve.
Qarkullimi do të jetë i kufizuar nga ora 08:00 deri në 13:00 në disa akse të kryeqytetit, nga zona e Farkës dhe TEG-ut deri në Shkozë.
Bashkia e Tiranës ka publikuar planin e masave për zhvillimin e aktivitetit. Rrugët dhe segmentet ku do të kufizohet qarkullimi janë:
Rruga “Dajti”, nga kryqëzimi me rrugën “Xhelal Molla” deri te kryqëzimi me rrugën e “Vrapëve”, përfshirë edhe rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”.
Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri”, në segmentin nga ura e Shkozës deri te kryqëzimi me rrugën “Selman Riza” dhe rrugën “Kastriot Feska”.
Rruga interurbane kryesore, në segmentin TEG–Ura e Shkozës.
Segmenti i Unazës së Madhe të qytetit, nga nyja e “Rrethrrotullimit të Freskut” deri në TEG. Devijimi i automjeteve do të bëhet në drejtim të “Rrethrrotullimit të Freskut”, me dalje në rrugën “Xhanfize Keko”.
Ndryshime do të ketë edhe në itineraret e disa linjave urbane.
Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish-Fusha e Aviacionit” do të devijohet përkohësisht te Ura e Brrylit, ndërsa linja Nr. 10/C “Rrethrrotullimi Shkozë – Ish-Fusha e Aviacionit” do të pezullohet përkohësisht. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht në të gjitha itineraret e mësipërme./Dosja.al
tiranathlon
Aktualitet
27 Shtator 2026, 07:30
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti p...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 22:50
E.d
Pamje
TIRANA- Një atmosferë e veçantë është krijuar sot në stadiumin "Air Albania" gjatë ndeshjes Shqipëri&n...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 22:30
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e 119-të kundër qeverisë është mbyllur, ndërsa të shumtë ishin qytetarët të cil&eu...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 22:16
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe kane vijuar marshimin. Gjatë marshimit te Liqeni Artificial, p...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 22:11
E.d
Pamje
TIRANA- Një moment ndryshe u shënua gjatë ndeshjes Shqipëri–Bjellorusi në stadiumin "Air Albania", ku përve&ccedi...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 21:57
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre në Tiranë në ditën e 119-të të tubimit. Ata kaluan nga Rruga e Ko...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 21:50
E.d
Pamje
TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Sot ata finalizojnë ...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 21:20
E.d
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme
TIRANA- Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas shpërth...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 21:13
E.d
Pamje
TIRANA- Një moment i veçantë është shënuar gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar, para nisjes s&eu...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 20:39
G.M
Pamje nga marshimi
TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiran&...