Shqipëria e nis me fitore Ligën e Kombeve, mposht 2-0 Bjellorusinë

27 Shtator 2026 | 07:00

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me fitore aventurën e re në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë triumfuan 2-0 ndaj Bjellorusisë të shtunën mbrëma në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C1.

Shqipëria e nisi takimin më kërkuese, duke ushtruar presion dhe duke iu afruar vazhdimisht portës kundërshtare. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 34-t, kur Kristjan Asllani ishte i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

11-metërshin për Shqipërinë e fitoi kapiteni Berat Gjimshiti, i cili u pengua brenda zonës nga Artem Kontsevoy. Asllani nuk gaboi dhe kaloi kuqezinjtë në epërsi.

Shqipëria nuk u tërhoq pas golit dhe vazhdoi të sulmonte në kërkim të një avantazhi më të madh. Përpjekjet u shpërblyen në fund të pjesës së parë.

Në minutën e dytë shtesë, Ernest Muçi realizoi një gol të bukur për 2-0, duke i dhënë Shqipërisë një avantazh të dyfishtë para pushimit.

Me këtë rezultat, kuqezinjtë e nisën në mënyrën më të mirë këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria e pandalshme! Kuqezinjtë shënojnë edhe golin e dytë

Kombëtarja e Shqipërisë ka dyfishuar shifrat në përballjen ndaj Bjellorusisë, duke e çuar rezultatin në 2-0. Goli është shënuar nga Ernest Muçi, duke e rritur...
21:47 | 26/09/2026

Shqipëria kalon në avantazh përballë Bjellorusisë, Kuqezinjtë shënojnë golin e parë nga penalltia (VIDEO)

Kombëtarja e Shqipërisë ka zhbllokuar sfidën përballë Bjellorusisë duke kaluar në avantazh pas një penalltie të fituar. Asllani ka shënuar saktë në rrjetë në pjesën...
21:27 | 26/09/2026

Shqipëri–Bjellorusi, publikohet formacioni zyrtar i Kombëtares: Ja 11 lojtarët që zbresin në fushë

Pak para fillimit të sfidës ndaj Bjellorusisë, është publikuar formacioni zyrtar i kombëtares. Ndeshja luhet mbrëmjen e sotme, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”....
20:03 | 26/09/2026